Basketboll Femra-K. Kombëtar, Java e 3-të, Vllaznia me vajza 14-15 vjeçare humbet në shtëpi me Tiranën

Lexo

(Video) Turneun Mbarëkombëtar, “Nikolin Karroca” e fiton Drita e Gjilanit. Sportistët më të mirë shpallen” Alban Haziri i Dritës dhe Jorni Egerci i Vllaznisë

 Klubi i Handballit Drita, Gjilan është shpallur fitues i Turneut të 3-të mbarëkombëtar të handballit, aktivitet i organizuar në...

Da Silva: “Jam shumë i lumtur për këtë titull, në Shqipëri kam fituar edhe një Kupë me Vllazninë. Kam vend për tatuazh edhe për...

Sulmuesi i Partizanit, Viktor Da Silva u shpreh i lumtur pas fitimit të titullit kampion:“Jam shumë i lumtur për...

Deliallisi: “Për ne nuk ka festë akoma, të ulim kokën e vazhdojmë punën për ndeshjen e radhës”

Pas humbjes së sotme ndaj Tiranës 1-2, Erzeni e mbylli kampionatin në vendin e 8-të të rendijtes dhe tashmë...

Vllaznia-Tirana, ishte çifti i javës së tretë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për femra. Ajo që të binte më shumë në sy për këtë ndeshje ishte fakti se përballë një Tirane me titullare plot përvojë në formacionin e saj, ishte Vllaznia e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj, në gjirin e së cilës luajnë vajza të reja të moshës 14-15 vjeçare.

E megjithatë, edhe pse diferencat në fushë sa i përket cilësisë dhe përvojës së lojtareve, Vllaznia arriti të luajnë mjaft mirë në dy periodat e para. Nën udhëheqjen e Ingrit Dashjes dhe Medina Mustafës që janë pjesë e Vllaznisë prej vitesh, vajzat e reja shkodrane, Anisa Bukrina, Snezhana Brajoviç, Kamela Kaçi, Imela Mala, Romena Rroku, Melida Hyka, Medina Hyka, Ersa Çekaj, Sindi Kryeziu, Sara Kolombi, bënë më të mirën e tyre në fushën e lojës, madje duke e mbyllur 20 minutëshin e pjesës së parë në barazim 22 me 22.

Ndërkohë, në dy periodat e pjesës së dytë, niveli dhe pjekuria e skuadrës bardheblu,  mes të cilave spikasin edhe basketbolliste shkodrane që janë rritur dhe formuar tek Vllaznia dhe karrieren sportive po e kalojnë me ngjyrat bardheblu bëjnë të veten duke filluar shkëputjen, e cila në përfundim të krejt ndeshjes fiksohet në shifrat 38 me 67 në fitim të Tiranës.

E megjithatë, përtej rezultatit, ajo që vlen më shumë është elementi i ri me shumë perspektivë që bën pjesë në skuadrën kuqeblu dhe që po përgatitet me pasion dhe profesionalizëm nga trajneri Bledar Gjeçaj, duke besuar shumë në një të ardhme pozitive të tyre.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -