Wednesday, December 11, 2024

Futboll Kategoria e Parë-Tre pikë të arta për koplikasit, Veleçiku mund Orikun 1-0. Humb Dinamo, festë në Burrel

Lexo

Kategoria e Parë e futbollit shqiptar luajti sot një pjesë të ndeshjeve të javës së 13-të. Dinamo-Vora dhe Veleçiku-Oriku kanë qënë përballjet e luajtuara në Tiranë dhe Shkodër për llogari të javës së 13-të. Dy ndeshje me objektiva të kundërta. Në Tiranë, Dinamo luante për vendin e parë në grup dhe objektivin Superiore, ndërsa në Shkodër, Veleçiku-Oriku diskutonin mbijetesen.

Goli i shënuar nga skuadra e Vorës përmes futbollistit të tyre Tavani që tundi rrjetën dinamovite dy minuta nga fundi i krejt ndeshjes ka shtangur Dinamon, e cila realisht po insistonte për të gjetur golin dhe fitoren shumë të rëndësishme për fatet e vazhdimësisë së kampionatit. Por, kjo humbje ka shkaktuar “tërmet” në kampin blu, pasi në një farë mënyre ka prishur jo pak planet e kryesimit të Grupit A dhe kualifikimin në Superiore. E ndërsa në Kompleksin ‘Internacional’ të Tiranës ka dëshpërim në radhët e Dinamos, nga ana tjetër në Burrel ka festë, pasi ky rezultat shkon në favor të skuadrës matjane, e cila edhe pse ishte pushim këtë javë vazhdon të kryesojë grupin A me 28 pikë ndaj 26 të rivalëve të afërt, Dinamos.

Por, festë ka edhe në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës, aty ku Veleçiku zhvillon ndeshjet zyrtare në mungesë të fushës së tyre me standartet e kërkuara. Koplikasit që gjenden në pozita aspak të mira të fundtabelës së klasifiimit, kanë arritur të mundin një rival direkt mbijetese siç është Oriku. Këtu ka vendosur golin i shënuar nga pika e bardhë e penalltisë me autor Suad Begen në minutën e 31-të. Me këtë fitore tre pikëshe, pas javës së 13-të, Veleçiku i drejtuar nga trajneri Ardi Rustemaj është ngjitur në kuotën e 10 pikëve, po aq sa ka edhe Partizani B, me të cilin ndajnë dy vendet e fundit të renditjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img