Gruda nuk ka ken jashtë forme siç asht pretendu ma përpara nga shumëkush, pavarsisht se nuk ka pas kondicionin e mjaftueshëm për me përballu 90 minuta me ritëm.
Grudës thjesht i asht kërku me ndejt i hapun në krah edhe me ba krosime për Balën apo me u fut në driblim 1vs1.
Asnjena prej ktyne që thash ma nalt, nuk janë karakteristikat e Grudës dhe si rrjellojë ka ken jo efikas dhe nuk ka dal në lojën e tij.
Gruda asht lojtar i shpejt dhe don topa në thellësi, në drejtim të portës dhe jo në ansore ku asht i pa rrezikshëm.
Kyt gja ka fillu me e ba që nga ndeshja në Durrës dhe e ka rrit herë mas heret me vrapimet diagonale për të sulmu qendrën, aty ku edhe rrezikshmëria asht ma e madhe.
Kjo nuk i ka ardh vetvetiu, por asht kërkesë e trajnerit Osmani, i cili meriton edhe të marrin meritat që i takojnë.
Nqs don me ja marr ma të mirën nji lojtarit, atëherë shfrytëzo karakteristikat e tija dhe veni në dispozicion të skuadrës.
Megjithatë, Trajneri ka akoma shumë punë me ba me skuadrën për me e çu aty ku dona të tan, po ashtu edhe ai vet.
Ermir Vajushi-Trajner futbolli(Gjermani)