Sunday, October 13, 2024

Superiore-Sot dy ndeshjet e fundit të javës së 18-të Egnatia-Tirana ora 13:30 dhe Partizani-Erzeni ora 17:00

Lexo

Egnatia kundër Tiranës dhe Partizani përballë Erzenit, do jenë dy ndeshjet që mbyllin javën e 18-të në kategorinë Superiore. 3 të parat janë dhe në zonën e “final 4” dhe Egnatia po ashtu kryeson kampionatin.

Ndeshje për të mos u humbur këto teksa në Rrogozhinë dueli starton prej orës 13:30. Në anën tjetër Partizani me Erzenin ndeshen prej orës 17:00 në stadiumin “Air Albania”.

Sa i takon ndeshjes që do të luhet në Rrogozhinë mes Erzenit vendas dhe Tirans udhëtuese, duhet theksuar se në trupën gjykuese të këtij dueli janë tre arbityra shkodranë: Jetmir Podgorica anësor, Ditmir Grimci i katërt dhe Indrit Myrtja në VAR.

Erzeni kërkon të dalë nga zona e ftohtë pasi ndodhet me 18 pikë në vendin e parafundit. Partizani luan për të qëndruar pranë rrogozhinasve që grumbullojnë 5 pikë më shumë.

Pavarësisht formës së keqe,Tirana mban vendin e katërt me 23 pikë, 3 më pak se Vllaznia e vendit të tretë. Pas këtyre dy takimeve që premtojnë spektakël Superiorja do marr dhe pushimet për t’u rikthyer përsëri në janar.

Kalendari i javës së 18-të Superiore

E premte, 22 dhjetor 2023:

Teuta-Dinamo, 1-2

Vllaznia-Skënderbeu 5-0

E shtunë, 23 dhjetor 2023:

Laçi-Kukësi 1-1

E diel, 24 dhjetor 2023:

Egnatia-Tirana ora 13:30

Partizani-Erzeni ora 17:00

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img