Fatmir Lugji, ish futbolliti i Vllaznisë, me të cilen ka fituar edhe trofe me këtë skuadër, sot krahas angazhimit të tij në organizatën europiane YMCA Shkodra, të cilën ai e drejton prej shumë vitesh në Shkodër, është bërë shumë i njohur edhe në cilësinë e analistit të sportit, sidomos në studiot televizive të Shkodrës, por edhe më gjërë. Ajo që e ka veçuar Lugjin me të tjerët ka qënë qëndrimi kritik që ka mbajtur gjatë periudhës kur realisht Vllaznia kishte probleme, jo vetem me rezultatet por edhe me menaxhimin që i bëhej klubit. Ndërkohë, siç konstatohet qartë edhe nga komentet e herëpashershme që ai përcjellë në shkrimet e botuara në portalin “Veriu Sport”, tek Lugji i këtij sezoni ka një qëndrim krejt tjetër. Vlerërimet pozitive për këtë Vllazni që po i kënaq të gjithë ai nuk i ka kursyer, ku më së shumti ai ndalet tek trajneri Thomas Brdariç, ndaj të cilit përcjellë komplimente maksimale për punën e tij shembullore. I fundit, që Lugji flet me superlativa për teknikun gjerman është postimi i tij menjehërë pasi është njohur me atë se çfar ka thënë Brdariç në konferencën për shtyp dhënë paraditen e sotme për pragndeshjen, Kukësi-Vllaznisë që luhet nesër, ora 18.00 në “Elbasan Arena”.
……..
Ja opinioni i Fatmir Lugjit për trajnerin Brdariç
…”Flet dhe vepron si profesionist, i drejtperdrejte dhe argumenton me realizem situatën e ekipit. Studjon dhe vlerëson kundërshtarin i çfarëdo rangut qoftë. Ka një fantazi brilande në formimin e formacionit, optimist dhe këmbëngulës në realizimin e objektivave.
Ky tranjer po hap një faqe të ndritur te Vllaznia, po e formalizon si ekip profesionist dhe i hap perspektiva për të qënë fitues. Futbolli shkodran ka gjetur “çelsin e artë” me tranjerin gjerman për të patur vazhdimësi kampioni dhe fituesi. Por në të njëjtën kohë, tranjerit gjerman Vllaznia po i hap një kariere të shkëlqyer në fushen drejtimit. Vllaznia po e promovon në mënyrën më të mirë duke i dhënë çdo ditë shkëlqim .
Dhe në qoftë se kupa e kampiones i buzëqesh Vllaznisë së Shkodrës, atëherë tranjeri do jete “gjahu” i radhës për ekipet elitare europiane. Por, një gjë është e sigurtë se edhe nqs do të drejtojë Bajerin e Mynih apo….kurr nuk do ta përjetoj atë dashamirësi dhe respekt që po i bën Shkodra, tifozëria dhe futbollistët që po përfaqësojnë fanelen KUQ e BLU.”
Opinion nga Fatmir Lugji(Ish futbollist i Vllaznisë)