(Video) Gilma Lika: Vllaznia me një paraqitje zhgënjyese në Kupat e Europës. Ish kapiteni kuqblu dhe trajneri i futbollit në Emiratet e Bashkuara Arabe, kërkon ndërhyrje dhe masa urgjente për sezonin e ri futbollistik

Lexo

- Reklamë -spot_img

Gilman Lika, futbollisti që ka luajtur me sukses që në moshën 17 vjeçare me Vllazninë, ku në vijim iu besua edhe shiriti i kapitenit, ka luajtur edhe për Tiranën, në Turqi si dhe për ekipin kombëtar, ndërkohë që pas liçensimit si trajner me patentën UEFA Pro kyer detyrën e trajnerit të futbollit në Emiratet e Bashkuara Arane, ndjek me shumë vemendje ecurinë e Vllaznisë së periudhës së fundit, ku herë pas herë bën analiza profesionale për Veriu Sport, si dhe për mediat e tjera të Shkodrës.

E tillë ishte edhe ajo pas elemenimit në turin e parë të UEFA Conferencë League, ku ndeshjen e parë Vllaznia-Malisheva e ka ndjekur në Shkodër, dhe të dytën, atë të kthimit në Prishtinë përmes ekranit të televizorit.

Dhe, sipas tij. Vllaznia bëri një paraqitje zhgënjyese në këtë tur të parë të Kupave të Europës. “Kur u mësua shorti i turit të parë, Malisheva e Kosovës u konsiderua si kundërshtari më i favorshëm për të kaluar turin, por doli e kundërta. Sinjalet u dhanë që në ndeshjen e parë në “Loro Boriçi” ku Vllaznia, edhe pse me një futbollist më shumë në pjesën e dytë, u rrezukua tre herë pastër nga Malisheva për gol. Ndërkohë që, në ndeshjen e dytë të luajtur në prishtinë, paraqitja ishte edheë me e dobët dhe se me rastet e krijura në portën e Vllaznisë, humbja mund të kishte qënë edhe më thellë sesa 5-0.”, thekspn për Veriu Sport, Gilman Lika.

Duke lënë pas humbjen e thellë dhe eleminimin nga Kupat e Europës, Lika thekson se situata është emergjente dhe se kërkohet ndërhyrje duke marrë masa urgjente për sezonin e ri futbollistik.

Për Gilman Likën, ndjesa publike nga ana e klubit Vllaznia ishte e drejtë, por një gjë të tillë e ka pritur edhe nga trajneri si dhe lojtarët me peshë lidër në ekip, sepse sipas tij, përgjegjësia është edhe e tyre.

Duke folur për pjesëmarrjen e ekipeve shqiptare në Kupat e Europës, Gilman Likia vlerëson paraqitjes e Egnatias dhe Dinamos që arritën të Kualifikohen në turin e dytë, por edhe Elbasanin, i cili aksidentalisht u eleminua me penallati pas kohës shtëse 120 minuta.

(Video) Prononcimin e plotë të ish kapitenit të Vllaznisë, sot trajner futbolli në Emiratet e Bashkuara Arabe, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img