Monday, December 9, 2024

Paç jeten e gjate “Nderi i Kombit” Sabah Bizi! Ceremoni në stadiumin “Loro Boriçi” në 76 vjetorin e ditëlindjes së legjendës së futbollit shkodran dhe atij shqiptar

Lexo

Bizi i madh ka zbritur sërishmi në fushën e lojës. Ka zbritur në stadiumin “Loro Boriçi”, aty ku e ka filluar dhe rritur si futbollist. Në fakt, atëherë kur luante legjenda Bizi, stadiumi quhej “Vojo Kushi”, ndërkohë që dje, zbriti po në atë fushë, por me një emër tjetër “Loro Boriçi”, emri i trajnerit të Sabahut tek Partizani dhe kombëtarja e Shqipërisë, të cilit Bizi i dedikohet shumë për ngrohtësinë dhe përkujdesjen që ai pati ndaj futbollistit shkodran, i cili mbërriti majat më të larta të futbollit shqiptar.

Dje, përballeshin pikërisht dy klubet, Vllaznia dhe Partizani, me të cilit Bizi i madh ka luajtur duke lënë gjurmë të pashlyera. Ndaj, kjo ditëlindje e 76-të e “Nderit të Kombit”, Sabah Bizi, ceremonisë së organizuar nga KF Vllaznia, iu bashkua edhe SK Partizani.

Vetem pak çaste përpara startit zyrtar të duelit, presidenti i KF Vllaznia Alban Xhaferi së bashku me drejtorin e përgjithshëm të SK Partizani, Olsi Rama, me dy fanelat e Vllaznisë dhe Partizanit me numrin 9 që ka luajtur Bizi, në praninë edhe të të dyja skuadrave të grumbulluara në mesin e fushës, ia dorëzuan mjeshtrin të topit uniformat përkatëse duke marrë në sfond duartrokitjet dhe brohoritjet e tifozërisë kuqeblu në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”.

“Diten e djeshme para ndeshjes Vllaznia- Partizani, patem fatin te kemi mes nesh dhe t’i festojme ditelindjen ikones se futbollit shkodran dhe shqiptar- Sabah Bizi. Futbollistit qe beri histori duke luajtur me Vllaznine, Partizanin dhe kombetaren shqiptare. Paç jeten e gjate “Nderi i Kombit” Sabah Bizi!”, shkruan faqja zyrtare e KF Vllaznia, në nderim dhe respekt pa kufi për yllin e futbollit shkodran dhe më gjërë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img