Saturday, November 23, 2024

(Video) 13 vjeçarja Viki Tafrruku shkëlqen në Kampionatin Kombëtar për të Rinj dhe të Rritur. Në 4 gara konkuruese, fiton 2 vende të para, një i dytë dhe një i tretë

Lexo

Është vetëm 13 vjeçe, por falë cilësive që disponon, por edhe rezultateve të larta që ajo vazhdon të regjistrojë nga gara në garë, Viki Tafrruku ka marrë vemendjen e madhe të specialistëve të notit shqiptar, të cilët e konsiderojnë atë si një super talent dhe një të ardhme të padiskutueshme të notit shqiptar.

E tillë ishte Viki edhe në garat e fundit të vlefshme për Kampionatin Kombëtar të notit për të rinj dhe të rritur. E shoqëruar nga trajneri i saj Kolë Shiroka, me të cilin stërvitet prej dy-tre vitesh, edhe pse mosha e saj 13 vjeçare e lejon të konkuroj edhe për dy vite të tjera në këtë kategori moshe, Viki të kon firmonte pjesëmarrjen e saj në kampionatin e një moshe më të madhe, për të rinj dhe të rritur duke u përfaqësuar në 4 disiplina duke merituar dy vende të para, një të dytë dhe një të tretë.

Konkretisht, sipas kalendarit të garave, rezultatet e Viki Tafrrukut, janë këto:

  1. Vend të parë për të reja dhe të rritura në 50 m stil shpinë
  2. Vend të parë për të reja dhe të dytë për të rritura në 400 meter stil i lirë
  3. Vend i dytë për të reja në 100 m stil i lirë
  4. Vend të tretë për të reja dhe të rritura në 50 meter stil i lirë

( Pamje nga garat e Kampionatit Kombëtar të Notit për të Rinj dhe të Rritur. Shkëlqen 13 vjeçarja e Vllaznisë, Viki Tafrruku, me dy vende të para, një të dytë dhe një të tretë)

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img