Sunday, May 5, 2024

(Video) Vllaznia fiton klasiken me Tiranën dhe kryeson “Abissnet Superiore” në futboll femra me 3 pikë më shumë se Apolonia, me të cilën përballet javën e ardhshme në transfertë

Lexo

Vllaznia-Tirana  4-0(Shënuese: Fortesa Berisha 13’, 31’, Gresa Berisha 80’, Yamada 83’)

Vllaznia-Tirana, klasikja e futbollit shqiptar, ka qënë ndeshja mës kryeqore e javës së 16-të e kampionatit kombëtar të futbollit “Abissnet Superiore” për femra. Ndeshja e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës u mbyll me rezultatin e pastër 4 me 0 në favor të Vllaznisë.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultain 2 me 0 falë dy golave të shënuara nga Fortesa Berisha, përkatësisht në minutat 13’ dhe 31’.

Goli i tretë për skuadrën kuqeblu erdhi në minutën e 80’ nga një Berishë tjetër, Gresa, ndërkohë që goli i japonezes Yamada në të 83-tën, vulos fitoren 4 me 0 në favor të Vllaznia. Falë kësaj fitoreje vajzat e Vllaznisë shkojnë në kuotën e 45 pikëve duke mbajtur vendin e parë, ndërsa Tirana zbret në vendin e katërt me 36 pikë.

Në ndeshjet e tjera të javës së 16-të të Abissnet Superiore futboll femra, Partizani fitoi në “Arenën e Demave” ndaj Lushnjes me rezultatin e thellë 17-0. Falë këtij triumfi vajzat e kuqe ngjiten në vendin e tretë me 36 pikë, po aq sa Tirana e vendit të katërt.

Gramshi u rikthye te fitorja në kampionat pasi mundi Teutën në shtëpi me rezultatin 9-0. Ndërkohë, Apolonia triumfoi ndaj Laçit me rezultatin 10-0. Fieraket ndodhen në vendin e dytë me 42 pikë, tre më pak se Vllaznia e vendit të parë. Ndeshja tgjetër mes Kinostudios dhe  Skënderbeut përfundoi me rezultatin e thellë 10-0 për vajzat kryeqytetase.

Rezultatet e javës së 16-të të “Abissnet Superiore” për vajza:

Skënderbeu – Kinostudio,      0-10

Apolonia – Laçi,                      10-0

Partizani – Lushnja,                17-0

Gramshi – Teuta,                     9-0

Vllaznia – Tirana,                     4-0

Për t’u theksuar është se java e ardhshme, ajo e 17-ta ka në kalendar, ballafaqimin e dy skuadrave kryesuese, Vllazninë e vendit të parë me Apoloninë e vendit të dytë, takim që do të luhet në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit.

(Video) Pamje nga ndeshja, Vllaznia –Tirana, 4-0. Superiore futboll femra, luajtur sot në stadiumin “Loro Boriçi”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img