Sunday, May 5, 2024

Luiza Gega dhe David Nikolli, vende të para në gjysmëmaratonën Nikshiqit,

Lexo

Dita e sotme ka qenë “e artë” për ateltikën kuqezi pasi dy atletë shqiptarë kanë dominuar në gjysmëmaratonën e Nikshiqit në Malin e Zi.

Në këtë gjysmëmaratonë të vështirë, e cila karakterizohet ngë rrugë me diznivel të konsiderueshëm, dy atletët shqiptarë Luiza Gega dhe David Nikolli janë renditur të parët në gjinitë respektive.

Ky rezultat është mjaft i rëndësishëm për Luiza Gegën pasi është në një moment delikat të sezonit, i cili kulmon në korrik në Lojrat Olimpike që do të mbahen në Paris.

Siç dihet Gega ka nisur mjaft mirë vitin pasi mori dy medalje të arta në Kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura në Stamboll.

Sa i përket garës së sotme atletja kuqezi bëri diferencën pas kilometrit të 14-të duke prerë finishin 3 minuta përpara ndekëses më të afërt.

Ndërsa David Nikolli, kampion ballkani në disiplinën e 3000 metrave në  Novi Pazar të Serbisë në 2017, rikthehet triumfues si kuqezi duke u shpallur kampion Ballkani në garën e 21 km (gjysmëmaratonë).

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img