Friday, April 26, 2024

Paqe në Ballsh, me një barazim që nuk vlen për asnjërën skuadër

Lexo

Bylis-Teuta 0-0

Bylis: Teqja; Trumçi, Janku, Damçevski, Lorran; Maçolli, Qoshku; Antoni Beji, Eskerdinja, Souza; Kaçorri. Trajner: Arian Bellai.

Teuta: Qirko; Marku, Jazxhi, Kotobelli, Kuro; Beqja, Karabeci; Gruda, E. Vila, L. Vila; Oshafi. Trajner: Bledi Shkëmbi.

 Gjyqtar: Eldorjan Hamiti, Renato Malaj, Elvis Gjoka. I katërt: Olti Çela (Lushnje)

VAR Indrit Myrtja (Shkodër)- AVAR Rejdi Avdo (Tiranë)

Njëri prej dy çifteve të Abissnet Superiore të luajtur sot për llogari të javës së 11-të, ai Bylis-Teuta, është mbyllur në barazim 0-0. Një paqe mes dy skuadrave në rezultat, që për gjendjen në të cilen gjenden të dyja skudrat, nuk vlen për asnjërën prej tyre.

Referuar ecurisë së takimit duhet thënë se të dyja skuadrat e kërkuan me ngulm golin, por pa mundur ta gjejnë atë, edhe për meritë të dy portjerëve respektive, Teqja dhe Qirko, por edhe për pasaktësi të sulmuesve të të dyja skuadrave.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe kontestimet nga të dy kampet përkatës për penallti, por që për arbitrin Hamiti, nuk ishin të tilla.

Me pikët e marra, nga një për secilen skuadërt, pozicionet në tabelën e klasifikimit kanë mbetur aty ku ishin pas javës së dhjetë. Bylisi i parafundit me 12 pikë në vendin e 11-të dhe Teuta e fundit me 8-të pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img