Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka patur sot një takim me Ambasadorin e Katarit në Shqipëri, z. Ali bin Hamad Al Marri dhe Konsullen e Katarit, znj. Nada A. Rahman S.A Al Hashimi. Pas takimit, përmes një postimi në rrjetin social, kreu i FSHF-së, konfirmoi marrëdhëniet shumë të mira që institucioni më i lartë i futbollit shqiptar ka me me shtetin e Katarit dhe përfaqësinë diplomatike në vendin tonë.
E njoha Ambasadorin e Katarit me zhvillimet e futbollit shqiptar dhe projektet madhore të ndërmarra nga FSHF në mbështetje të futbollit të fëmijëve dhe vajzave. Ambasada e Katarit konfirmoi gatishmërinë që përmes bashkëpunimit midis institucioneve të tjera shtetërore të Katarit të ketë një fokus të veçantë për futbollin në veçanti në Shqipëri, duke e konsideruar FSHF-në një partner shumë të rëndësishëm dhe kyç në promovimin e këtyre investimeve.
Ramë dakord për ngritjen e grupeve të punës për të diskutuar për projekte konkrete bashkëpunimi në fushën edukimit të trajnerëve dhe stafeve teknike, por edhe në infrastrukturë.”, shkruan Presidenti i FSHF-së, Armand Duka