Të kuqtë e drejtuar nga Tan Mehmeti kanë marrë tre pikë të arta në Rrogozhinë. Fitorja minimale 0-1 ndaj Egnatias, i ka dhënë Partizanit vendin e tretë në klasifikim duke parakaluar Vllanzinë.
Me këtë fitore, Partizani krijon një distancë sigurie në garën për vendin e tretë dhe të prekë me njërën dorë Europën. Skuadra e kuqe triumfoi 1-0 në Rrogozhinë me Egnatian të pamotivuar dhe tashmë të konfirmuar zyrtarisht si skuadra që do të presë në play out njërën prej çiftiti Apolonia-Korabi. Në stadiumin e Rrogozhinës u zhvillua një ndeshje interesante ku kryeqytetasit kërkuan që në topat e parë të merrnin kontrollin e ndeshjes.
Ishte Skuka që dha shkëndija interesnate fillimisht, ndërsa në krahun tjetër, Pedro Augusto kërkoi të bëhej barrë mbi mbrojtjen e Partizanit me disa infiltrime interesante që mund t’i kishin prishur planet trajnerit Mehmeti. Ndeshja u zhbllokua nga goli i parë dhe i vetëm 2 minuta nga pushimi kur Rrapaj goditi nga jashtë zone duke e ndalur topin në rrjetë.
Me rikthimin e skuadrave në fushëne lojës, Partizani nuk e uli ritmin për të mbrojtur rezultatin pasi në fushën e lojës Xhekson dha një tjetër shkendijë ndërsa 18 minuta nga fundi, Cara kshte mundësine e artë për të evituar dhimbjen e kokës tek trajneri i tij por bëri më të vështirën duke e lënë rezultatin të hapur deri në fund të ndeshjes ku Egnatia bëri shumë pak për të shkëputur minimalisht një pikë edhe pse tashmë me humbjen e Dinamos për rrogozhinasit nuk do të bënte asnjë diferencë.