Thursday, April 25, 2024

Kukësi, rigjen fitoren, lufta për zonën Europiane vazhdon. Kukësi-Dinamo 2-1

Lexo

Pas disa ndeshjeve të dobëta, kuksianët kanë gjetur fitoren, dhe këtë e kanë arritur në stadiumin e tyre “Kukës Arena” përballë Dinamos. Longo fiton derbin italian, duke i mbetur pranë Europës, duke i lënë Vanolit rënien matematike dhe ende pa kënaqësinë e fitores së parë. Asnjë nga teknikët nuk bëri lojëra me formacionin, duke i besuar titullarëve të tyre të zakonshëm dhe pavarësisht lojës nën kontroll të vendasve, kundërsulmi kryeqytetas në pjesën e parë bëri provat e përgjithshme për mënyrën si mund të thyente prapavijën kundërshtare.

Longo e dinte se në lojë ishte një objektiv fondamental për klubin dhe ndoshta edhe të ardhmen e vetë teknikut, por si Feizhao ashtu dhe Basa nuk mundën dot të gjenin rastin për të goditur Harizajn të rikthyer titullar mes shtyllave. Dinamo mbajti fushën mirë dhe befasoi verilindorët në rifillimin e lojës, me një silurë fantastike të Demirit, që me konkluzionin nga jashtë zone, mposhti Tafas, edhe ky i rikthyer pas dëmtimit në formacion, në minutën e 53.

Entuziazmi i bluve dhe goditja e marrë zgjoi krenarinë e Kukësit, që nuk mund t’i lejonte vetes një tjetër zhgënjim përpara publikut të shtëpisë. Barazimi erdhi në minutën e 66’, kur Lulaj me kokë ndëshkoi Harizajn, duke bërë fizikun të vlejë brenda zonës. Tronditje morale për Dinamon që pësoi edhe golin e dytë në minutën e 78′, me Ndrecën që shënoi golin e përmbysjes pas një kombinimi me Shkurtaj, që kthehet ti japë një dorë Kukësit në finalen e një sezoni ku ende luhet gjithçka.

Kukësi arrin kështu të mbahet 3 pikë larg Partizanit të vendit të tretë, duke ndarë vendin me Vllazninë, në përpjekje për tu pozicionuar në zonën europiane të renditjes, dy javë nga fundi. Për Dinamon, kjo humbje vlen rrëzimin matematik dhe sinjalin se gjithçka duhet rinisur nga e para.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img