Sunday, November 24, 2024

Partizani, Daja vlerëson lojtarët: E bënë fitoren të lehtë

Lexo

Trajneri i të kuqve, Ilir Daja ka vlerësuar lojën e të besuarve të tij në fitoren 5-2 përballë Sfintul Gheorghe.

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja nuk e fsheh kënaqësinë pas suksesit 5-2 që të besuarit e tij arritën në ndeshjen e parë të Ligës së Konferencës, në përballjen me moldavët e FC Sfintul Gheorghe.

“Sigurisht që është një fitore e rëndësishme, ndonëse duket e lehtë, por e bënë futbollistët të lehtë. Po ky ekip, jo më shumë se një javë më parë, me kampionen e Moldavisë barazoi dhe fitoi më pas me penallti. Është një ekip që mblidhet shumë mirë mbrapa dhe ne duhet të ishim shumë të qetë në qarkullimin e topit. Edhe ne, nuk është se e kemi gjendjen optimal, për shkak se disa lojtarë kanë ardhur me vonesë. Po përmend vetëm Gligorovin që ka vetëm një javë me ekipin”.

Gjendja e Gligorov dhe Mustës? “Musta është nisur direkt për egzaminim, shpresojmë të mos ketë ndonjë dëmtim të rëndë, sepse ndërhyrja ishte shumë e fortë. Shpresojmë të mos ketë pasoja, sepse në atë rol ne tërhoqëm Markun, që në sezonin e kaluar ka luajtur mesfushor qendre. Nuk kemi alternativë tjetër për momentin, kështu që Musta na prish shumë punë. Gligorov doli, sepse nuk e kishte gjendjen fizike për të përballuar 90 minuta”.

“Jam shumë i kënaqur me skuadrën, përveç faktit që mund të kishim shmangur golin e dytë. Belica ishte i dëmtuar, i pamundur për të vazhduar aksionin dhe duhet ta mbulonin lojtarët mesfushorë. Kemi bërë një hap të madh, sepse nuk vlejnë golat në fushë kundërshtare dhe rezultati është me tre gola diferencë. Kjo nuk do të thotë se do të shkojmë në Moldavi për të festuar, por do të bëjmë lojën tonë. Natyrshëm sot kemi dhe një vendosje më shumë që bëri ekipi moldav në 25 minutat e fundit, që duhet ta trajtojmë me kujdes”.

“Fitorja më e thelë e një skuadre shqiptare në Kupat e Europës? Sigurisht që ndjehem shumë mirë, sepse të gjithë sot kanë dhënë maksimumin dhe kjo është gjëja kryesore. E gjithë merita u shkon lojtarëve, sepse të luash për 90 minuta me një kundërshtar që bëri pesë ndërrime, aktivizoi lojtarë të freskët dhe me një bagazh të mirë teknik, vetëm me një shpirt gare mund ta përballosh. Më vjen mirë që këta lojtarë arritën fitoren më të thellë në kompeticionet europiane”.

“Pozicioni i Muratajt? Murataj ka cilësi për të qënë një mesfushor, për të mbështetur pjesën e sipërme, por që sot ka bërë mirë dhe në pozicionin e ekranit dhe ndoshta është një alternativë më shumë kur nuk do të kemi në lojë Koten, apo një ekran në vazhdimësi”, ka përfunduar Daja

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img