Saturday, July 27, 2024

Mundi 3-1 Vllazninë, trajneri boshnjak i kënaqur me fitoren, por i zemëruar që pësuan në fund të ndeshjes

Lexo

NK Siroki Brijeg mundi Vllazninë me rezultatin 3 me 1. Kuqeblutë e shënuan golin në minutën e dytë shtesë të ndeshjes, gol i cili ka një një vlerë jashtëzakonisht morale për ndeshjen e kthimit që luhet pas një jave në “Loro Boriçin e Shkodrës.

Pikërisht, ky gol i shënuar nga i riu shkodran , Mehdi Çoba duket se e ka shqetësuar jo pak trajnerin boshnjak, Toni Karaçiç, i cili pas ndeshjes u shpreh: “Një lojë e mirë nga ana jonë, veçanërisht në pjesën e parë, ne luajtëm mirë në fushën e kundërshtarit, krijuam shumë raste. Uroj të mos kishim shënuar nga pushimi i ndeshjes, sepse ishim më dominues dhe mund të kishim shënuar një goli përmes mbajtjes së topit. Ne kemi luajtur mjaft mirë gjatë gjithë lojës, në vazhdim kemi shënuar edhe dy gola, por nuk duhej pësuar ai gol’’.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img