Partizani humb me rezultatin e thellë 3-0 përballë Bylisit

Partizani ka humbur me rezultatin e thellë 3-0 përballë Bylisit. Takimi miqësor filloi në orën 17:00 dhe u zhvillua në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit.

Ishte fitore e merituar për ballshiotët, që patën më shumë grintë dhe u treguan të saktë para portës. Të tre golat e takimit erdhën në pjesën e dytë.

Fillimisht ishte Camara që kaloi në avantazh të tijtë, duke përfituar nga mungesa e vëmendjes së lojtarëve të kuq gjatë një goditje dënimi. Goli i dytë erdhi në minutën e 74′ nga Abazaj. Gjithçka u mbyll nga goli i tretë, që u shënua në minutën e 88′ nga Kaçarri.

Ky takim u zhvillua për të kuqtë pas miqësores kundër Dinamos, e cila përfundoi barazim. Në anën tjetër Bylis tregon pas kësaj sfide, që nuk do jetë për shëtitje në Superiore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu