Java e dytë e kategorisë Abissnet Superiore mbyllet sot me ndeshjen, Partizani-Laçi. Sfida në fjalë do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 19:30. Dy skuadra që vijnë pas fitoreve të ndeshjeve të javës së parë, të kuqtë nga Egnatias dhe kurbinasit ndaj durrsakëve.
Skudrat në fjalë kanë rastin, që në rast fitoreje të marrin kryesimin e Superiores me pikë të plota. Ndërkohë, që në rast barazimi, ato i bashkohen Bylisit, Tiranës dhe Erzenit që pas dy javëve kanë të grumbulluara nga 4 pikë secila.
Renditja provizore, pa përfshirë ndeshjen e sotme, Partizani-Laçi, mban në krye skuadrën debutuese të Bylisit me 4 pikë, po aq sa ka edhe Tirana dhe Erzeni i vendit të dytë dhe të tretë.
Laçi dhe Partizani me nga një ndeshje më pak, mbajnë vendn e katërt dhe të pestë me nga 3 pikë po aq sa ka edhe Vllaznia e vendit të gjashtë. Kukësi, Teuta dhe Kastrioti me nga një pikë renditen në vendin e shtatë, tetë dhe nëntë. I fundit në renditje është ekipi i Egnatias që në dy javë kampionat nuk ka grumbulluar asnjë pikë.