Friday, April 26, 2024

Korçarët ndalen në Peshkopi. Fitore e merituar e Korabit që ngjitet në vendin e tretë me 3 pikë më pak sesa Flamurtari dhe Dinamo bashkëkryesues

Lexo

Korabi i Peshkopisë ka marrë një fitore të merituar dhe shumë të rëndësishme sot ndaj një rivali direkt si Skënderbeu. 2 me 1 në favor të dibranëve ka përfunduar sfida e luajtur në stadiumin “Korabi”, ku 90-të minutat e saj, të fundit për javën e 10-të të Kategorisë së Parë, janë shoqëruar me një luftë të fortë sportive. Një fitore kjo që e ngjitë Korabin në vendin e tretë në renditje me 17 pikë, duke qënë vetëm 3 pikë larg dy bashkëkrysueseve, Flamurtari dhe Dinamo. Ndërkohë që korçarët mbesin në vendin e gjashtë me 13 pikë, jo pas javës së dhjetë të Kategorisë së Parë.

Referuar ecurisë së takimit, duhet thënë se dibranët e kanë nisur shpejt sfidën dhe Keko ka shansin e artë në të 2’ që ta kalojë skuadrën e tij në avantazh. Por çon dëm penalltinë e dhënë për Korabin. Vendësit nuk e humbasin toruan dhe në të 7’ kalojnë në avantazh me anë të Jotit. Gjithsesi në fundin e pjesës së parë, Skënderbeu e ka gjetur golin e barazimit, që ka mbajtur firmën e Vangjes Zguros, i cili ka shndërruar në gol njëmbëdhjetëmetërshin për korçarët.

Pjesa e dytë është më e bukur dhe vendësit fitojnë tjetër penallti, teksa këtë herë Keko nuk gabon më dhe Korabi në të 60’ është në avantazh 2-1. Skënderbeu mund të kishte barazuar me Pusin në të 70’, por shënjestra nuk është e duhur dhe Korabi i gëzohet trepikëshit të katërt të këtij sezoni, kurse Skënderbeu mbetet në mesin e tabelës me 13 pikë. Sakaq Luzi 2008, falë golit të Merdinit në të 60’, ka marrë një sukses të merituar me Besëlidhjen, ndërsa është ngjitur në kuotën e 16 pikëve në vendin e katërt në renditje.

Fitorja e sotme e dibranwve shkon pwr sulmuesin Mario Beshiraj i cili momentalisht ndodhet ne Itali për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale në gju. Veçanërisht Keko dhe Joti, golat e tyre ia dedikuan secili nga një gol, kolegut tw tyre. Nw njw foto nw grup tw tw gjithw skuadrws pas ndeshjes, skuadra dibrane shkruan: I urojmë rikthim të shpejtë në fushën e blertë dhe pranë skuadrës!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img