Thursday, April 25, 2024

Partizani për titull, Kastrioti drejt rënies nga Superiorja, flasin pas ndeshjes trajnerët, Kolela dhe Çela

Lexo

Xhovani Kolela(Trajner i Partizanit):

“Sot kishim shumë frikë për këtë ndeshje, ndaj jam i lumtur për sjelljen. Kemi respektuar kundërshtarin, sipas meje kemi bërë gjërat që duheshin bërë. Mendoj se ishte gjëja e duhur në këtë moment.

Sulmuesit jetojnë për golin, ndaj fakti që shënuan të kënaq. Por ata bëjnë gol nëse i mbështet e gjithë skuadra, ndaj merita është e të gjithëve.

Mendoj se kam një skuadër të mirë, jo vetëm në mesfushë. Është e vërtetë që kemi mesfushorë të mirë, por nuk është vetëm një repart që e bën skuadrën. Kur shënohet është meritë edhe e atij nga ku nis aksioni. Dhe kur mbrohet është meritë dhe e sulmuesve të cilët nisin të mbrojnë të parët.

Ka gjithmonë për të punuar. Edhe nëse nuk do të kishim pësuar, kishte 2-3 situata ku nuk ishim të saktë. Edhe më shumë punë meqë pësuam gol.

Na kënaq që janë në kombëtare, por siç kam thënë më parë për Bitrin dhe Skukën që u larguan, merita është e të gjithë skuadrës që i vlerësoi.

Më mirë formacioni i Kupës apo ky i kampionatit? Këtu kemi shumë lojtarë të mirë, unë jam një trajner injorant dhe nuk di të bëj formacionin titullar”.

Emiliano Çela(Trajner i Kastriotit):

“Si gjithmonë është e njëjta muzikë, një ekip i brishtë. Nuk kam pasur gjatë javës sinjale negative, ka pasur seriozitet, përkushtim, disiplinë e mirë. Çunat kanë dëshirë të punojnë e ringrihen, por e kam thënë që jemi një ekip i brishtë. Mjafton që një gabim të prishë çdo gjë që kemi ndërtuar, Edhe vendi i fundit po ndikon se ata para po marrin pikë në vazhdimësi. Unë u kam thënë lojtarëve që të bëjmë kampionatin tonë e të kemi besim te puna jonë. Ne patëm qarkullim sot, patëm dalje të mira para. Ishte një moment pas minutës së 30 që të dy ekipet humbën ekuilibrin dhe Partizani ka më shumë cilësi dhe përfitoi.

Pauza do të ndikojë se kemi shumë probleme dëmtimi, nëse vute re kishim shumë lojtarë jashtë pozicioneve. Më shumë më dhemb mënyra si erdhi humbja, e patë që jemi një ekip i brishtë, si një kala rërë që vjen një dallgë dhe prishet.

Të dorëzuar as nuk diskutohet që nuk jemi se e kam në ADN që kurrë nuk dorëzohem, do të vazhdoj të punoj. Sot patëm qarkullim, patëm kontrollin e lojës dhe shkelëm disa herë në zonën e rrezikshme të kundërshtarëve. Por janë cilësitë individuale që bëjnë diferencën, Menyra se si zgjidhim situata, në një kundër një, kemi pak lojtarë që guxojnë e bëjnë diferencën. Problemi është që jemi një ekip i brishtë që nuk përballojmë 3-4 tranzicione rresht, hasim probleme se ekipi i Partizanit në hapësira të mëdha vë në pah cilësitë individuale të lojtarëve të vet që besoj se e patë që i zgjidhën shumë mirë. Edhe goli i parë ishte një pakujdesi e jona, se nga hiçi erdhi goli i Partizanit. Shpresoj që ekipi të vaxhziodërë mbajë atë besimin, që të mbajmë stërvitjen se këtu varet gjithë fati i sezonit tonë. Nëse marrim maksimumin në këto dy ndeshje, do të futemi në ritëm tjetër në fazën e katërt”.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img