Mura-Partizani 1-2
(Shënues: Skuka 51′, Hoti 70′)
Partizani, i treti në renditjen e kampionatit shqiptar, përgatitjet për Kupat e Europës poi zhvillon në Slloveni. Ndërkohë, në testin e parë miqësor të luajtur përball NŠ Mura të besuarit e Dritan Mehmetit kanë triumfuar me rezultatin 2 – 1. Golat e Skukës dhe Hotit, kanë përmbysur avantazhin e përkohshëm të sllovenëve në pjesën e parë.
Të kuqtë pësuan gol që në fillim të sfidës, Marusko 6’. Por me kalimin e minutave arritën të marrin situatën në dorë dhe të gjejnë dy herë rrugën e rrjetës. Në fillim është sulmuesi Skuka që ka vendosur barazpeshën, ndërsa më pas është radha e blerjes më të re, Hotit që ka përmbysur gjithçka me një gjuajtje nga jashtë zone. Për t’u theksuar është goli i Hotit, i vlerësuar për mënyrën e interpretimit të gjuajtjes në portën kundërshtare.
Sipas programit përgatitor në Slloveni, miqësorja e radhës për të kuqtë do të jetë më 22 qershor, përsëri përballë një skuadre sllovene, NK Jardran Dekani.