Thursday, April 25, 2024

Partizani vazhdon përgatitjet në Slloveni. Të kuqtë fitojnë miqësoren e pare ndaj NS Mura 2-1, super gol i Hotit

Lexo

Mura-Partizani  1-2

(Shënues: Skuka 51′, Hoti 70′)

Partizani, i treti në renditjen e kampionatit shqiptar, përgatitjet për Kupat e Europës poi  zhvillon në Slloveni. Ndërkohë, në testin e parë miqësor të luajtur përball NŠ Mura të besuarit e Dritan Mehmetit kanë triumfuar me rezultatin 2 – 1. Golat e Skukës dhe Hotit, kanë përmbysur avantazhin e përkohshëm të sllovenëve në pjesën e parë.

Të kuqtë pësuan gol që në fillim të sfidës, Marusko 6’. Por me kalimin e minutave arritën të marrin situatën në dorë dhe të gjejnë dy herë rrugën e rrjetës. Në fillim është sulmuesi Skuka që ka vendosur barazpeshën, ndërsa më pas është radha e blerjes më të re, Hotit që ka përmbysur gjithçka me një gjuajtje nga jashtë zone. Për t’u theksuar është goli i Hotit, i vlerësuar për mënyrën e interpretimit të gjuajtjes në portën kundërshtare.

Sipas programit përgatitor në Slloveni, miqësorja e radhës për të kuqtë do të jetë më 22 qershor, përsëri përballë një skuadre sllovene, NK Jardran Dekani.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img