Futboll Femra/Vllaznia-Teuta, finalja e edicionit të pare të Kampionatit Kombëtar U-16

Lexo

Vllaznia – Teuta do të jetë përballja finale e kampionatit kombëtar për femra U-16, i cili ngriti siparin në muajin shkurt të këtij viti.

Shkodranet kaluan në finale pasi mundën më rezultatin e thellë 7-1 në gjysmëfinale ekipin e Skënderbeut, ndërsa gjysmëfinalja tjetër kishte rezervuar takimin Teuta – Apolonia, ku durrsaket ia dolën të fitonin me shifrat 4-0.

Ky ka qenë një kampionat mjaft i veçantë, në kuadër të mbështetjes së futbollit të femrave, një prioritet absolut i Federatës Shqiptare të Futbollit, që ka marrë një zhvillim të madh vitet e fundit, me mbështetje të madhe, jo vetëm financiare, por edhe materiale.

Kampionati U-16 për femra ishte i organizuar në dy grupe, A dhe B dhe ku secili grup është i përbërë nga gjashtë skuadra. Gara zgjati 10 javë, me ndeshjet që u zhvilluan me sistem vajtje-ardhje dhe në fund, dy skuadrat e renditura më mirë në secilin grup kaluan në fazën play-off, duke zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale, për të përcaktuar më tej finalen e madhe prej nga ku do të dalë edhe kampionia e këtij edicioni të parë.

 

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -