Wednesday, April 24, 2024

Vllaznia humb dy pikë me Teutën në transfertë, por prodhon lojë!

Lexo

Teuta-Vllaznia 0-0

Teuta: Qirko, Kuros, A. Marku, Idrizaj, Kotobelli, Karabeci, E. Vila, Beqja, L. Vila, Oshafi, Hebaj. Trajner: Bledi Shkëmbi

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Hakaj, Alivoda, Jonuzi, Mala, H. Marku, Heriç, Hoxhaj.
Trajner: Mirel Josa

Gjyqtar: Kreshnik Bajramaj, Egin Doda, Endrit Veseli. I katërt është Orlando Kuka. Klodjan Prenga VAR-Nertil Bregasi AVAR.

0 me 0 është mbyllur ndeshja Teuta-Vllaznia, takim i luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit në kuadrin e javës së gjashtë të kategorisë Abissnet Superiore.

Një rezultat ky i pakënaqshëm për Vllazinë, objektivi i së cilës ishte fitorja tre pikëshe në këtë ndeshje. Megjithatë, nisur nga ndeshjet, sidomos ato ndaj Egnatias dhe Flamurtarit për Kupë, kur përformanca në fushë ishte zero, këtë radhë skuadra kuqeblu prezantoi një ritëm tjetër  në fushën e lojës.

Gjatë, 90-të minutave, sidomos në pjesën e parë, kuqeblutë e drejtuar nga tekniku Mirel Josa kishin më tepër grintë duke e dominuar lojën. Rastet për shënim nuk munguan, por konkludimi nuk ishte në lartësinë e duhur.

Nga ana tjetër, edhe Teuta e kishte objektiv marrjen e tre pikëve, dhe në kampin durrsak, edhe ato mund ta konsiderojnë humbjen e dy pikëve në këtë ndeshje, por për hirë të së vertetes, Vllaznia ishte më afër fitores.

Gjithësesi, barazimi 0-0, mund të thuhet se nuk i vlejti asnjërës skuadër. Sidomos vendasve të cilët vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e parafundit të tabelës së klasikimit. Por, me të vetmin ndryshim sepse përkohësisht, me pikën e marrë sot ndaj Vllaznisë shkojnë në kuotën e 4 pikëve duke u barazuar me Laçin, i cili ka po aq pikë, por me një ndeshje më pak, sepse nesër luan në shtëpi me Kukësin.

Ndërkohë, barazimi i sotëm i kushton Vllaznisë vendin e tretë, të cilin ia dorëzon Bylisit që me fitoren ndaj Erzenit ngjitet në kuotën e 11 pikëve ndaj 10 të Vllaznisë. Por, nga vendi i katërt i përkohshëm, nëse Tiranë fiton të dielen derbin me Partizanin, Vllaznia zbret në vendin e pestë.

Gaspër MARKU – Durrës, më 30 shtator 2022

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img