Tuesday, November 26, 2024

(Pas ndeshjes) Mposhti Erzenin në transfertë, 0-2. Trajneri Shehi: Ekipi tregoi karakter!

Lexo

Tirana, ia doli të fitonte 0 me 2 në transfertë me Erzenin në një ndeshje shumë të dyluftuar, për të cilën në mbyllje të saj, trajneri Orges Shehi e cilësoi shumë të vështirë për vetë rrethanat e ditëve të fundit të ardhura edhe nga merkato. Ndaj, në pronocimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes për Over Sport, Shehi e cilëson si fitore karakteri nga skuadra e tij.

“E dinim që ishte ndeshje ndeshje e vështirë, se Erzeni është skuadër e fortë, agresive dhe me shpirt gare, me entuziazëm, që janë shumë thelbësore në futboll. Ata ishin vetëm 5 pikë pas nesh. Ishte një fitore që na kënaq, edhe pse ishte një ndër javët më të vështira që  kur kam ardhur këtu për shkak të virozëve, kartonit, dhe që lojtarët të federoheshin vetëm në fund. Ishte një ndeshje shumë e vështirë për t’u përgatitur.

Ka qenë e vështirë dhe kishim 2-3 ditë për ta përgatitur, me dy module në kokë se nuk dinim a federohej apo jo Lushkja. E nisëm ndeshjen dhe vuajtëm pak presionin e kundërshtarit, agresiv në topin e parë dhe të dytë që e fitonin. Na kapnin me mbrojtjen e hapur dhe u detyruam që të zbritnim Gjumsin që të ktheheshim me 5. Kur kundërshtari ndryshoi, ishim më të qartë se e kemi punuar më shumë këtë mënyrë loje duke mbyllur kundërshtarin në gjysmëfushën e vet. Për shkak dëmtimesh e mungesave, por edhe për t’iu përgjigjur në duele pasi Toshevski kishte vështirësi, dolëm me 3-5-2 dhe mendoj se na dha efikasitet. Por ditët ishin të pakta për të ngarkuar lojtarët me 3-4 sisteme loje.

Sot ishte hera e parë që u thashë lojtarëve që asnjëherë në këtë kampionat nuk kemi bërë 3 fitore radhazi dhe ky ishte test karakteri për të treguar që kërkojmë këto objektiva apo jo. Pjesa tjetër ishte e vështirë se as goditjet standarde nuk i bëmë se nuk dinim a kishim apo jo lojtarët. Ishte ndeshje e shkallës së vështirësisë së lartë, u thashë lojtarëve që mungon vetëm kthejlltësia. Lojtarët e shohin që duhet të vlerësojnë kundërshtarin, në kampionatin tonë diferencat janë të vogla dhe çdo skuadër arrin të të dëmtojë.

Kampionati kështu është, herë luajmë ne të parët e herë të fundit. Jemi të kënaqur që këtë vit e kemi nisur mirë me katër fitore, përfshirë Kupën. Kërkojmë vazhdimësi, jo se nuk kemi pasur. Por edhe pse bëjmë transferime, skuadra është kompetitive. Pastaj kundërshtari herë gabon e herë fiton. Por kur luan i fundit ke një motivim ekstra pasi di se si luajnë kundërshtarët”, përfundoi trajneri i bardhebluve, Orges Shehi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img