Tuesday, April 23, 2024

(Pas ndeshjes) Mirel Josa: Lojtarët nuk ishin impenjuar në lartësinë e sfidës duke bërë gabime të cilat peshuan në fatin e saj!(Egnatia-Vllaznia 3-0)

Lexo

Humbjen e thellë 3-0 në transfeërtën e Rrogozhinës me Egnatian vendase, trajneri i Vllaznisë Mirel Josa ia faturon mosimpenjimit të lojtarëve dhe gabimit në interpretimin e agresiviutetit të ndeshjes ndaj Egnatias. Analizën e kësaj ndeshje traneri shkodran e bëri menjëherë pas ndeshjes, Egnatia-Vllaznia, në mikrofonin e “Oversort”.

“Organizimin e lojës e nisëm mirë, por pastaj e kthenim shumë shpesh topin mbrapa dhe skuadra e Egantias e dinim si do të luante dhe ishte përgatitur për të na kapur në befasi apo të shfrytëzonte gabimet në qarkullim. Të dy golat e parë, që erdhën brenda tre minutash, mund të themi që nuk ishin aty ku duhej të kishte luftë sportive edhe për të larguar aksionin, Ne aty jo toleruam, por duhej të kishim qenë më të vendosur. Pastaj kur pëson gol në atë mënyrë, çdo gjë venitet, humb besimin te vetja, skuadra e shoku dhe për mendimin tim ne e ngadalësuam shumë edhe sepse Egnatia u mbyll shumë mirë dhe dilte përpara me sulm të organizuar e kundërsulm. Dy golat e parë ishin me hapësirat që lamë mbrapa, vinte topi te Musta që në mesfushë, u përplas me njërin, dilte te tjetri. Aty për çfarë jemi, për të mbrojtur apo për të fituar topin e dalë në sulm? Fundja e fundit spastrohet problemi e vazhdohet loja përsëri. Unë mendoj se sot sa i përket lojës që duhej të bënim ne në sulm apo në mbrojtje, kishim probleme shumë të mëdha.

Aftësitë e Mustës nuk dua ti ul, por dy herë doli topi i diskutueshëm në ato momente dhe aty duhet të jemi më të vendosur për të larguar topin e jo të shkojë në 16-she. Kështu që mendoj se dy golat e pësuar shumë shpejt na ulën moralisht për vazhdimësinë e lojës, se e thashë që organizohej në mbrojtja skuadra e Egnatias me 5 mbrojtës dhe 2 mesfushorë dhe priste gabimin që të na godiste përsëri. Unë kështu e shoh ndeshjen dhe e shoh edhe problemin që merren 6 pikë shumë të çmueshme me Kukësin e Tiranën e humben me Egnatian. Ne nuk e kemi nënvlerësuar se e dimë cilësinë e Egnatias, por ne duhet të shohim punën tonë. Ne e kemi filluar shumë shpejt, jo lojtarët e klubi, të flasin për kampion por çdo skuadër e shihni që ka problemet e veta. Edhe ne nxjerrim probleme nga momenti që bëjmë dy lojë relativisht të mira, edhe me Tiranën ne rrezikuam të barazoheshim, kështu që unë them që duhet seriozitet më i madh se nuk fitohet ndeshja pa filluar”, u shpreh ndër të tjera, trajneri kuqeblu, Mirel Josa.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img