Sunday, September 8, 2024

Pas pak, Linfield FC-Vllaznia në stadiumin e Belfastit. Trajneri Memelli zyrtarizon formacionin e parë

Lexo

Shtohen emocionet e pragndeshjes Linfield FC-Vllaznia. Sfida në fjalë e vlefshme për duelin e parë të Conference League nis ne orën 20:45 me orën e Shqiperisë dhe pritet të jetë shumë e dyluftuar.
Pak minuta me parë, skuadrat kanë zbritur në fushën e lojës për të kryer nxemjen e zakonshme.

Ndërkohë, dy trajnerët kundershtarë kanë zyrtarizuar formacionet e para. Në kampin kuqeblu të bie në sy që ndërsa në krahun e djathtë te mesfushes mendohej se do të aktizohej Smajli, në çastet e fundit tekniku Migen Memelli ka vendosur që në vend të tij të aktivizohet Dragoshi.

Ndërkohe, për pozicionet e tjera të fushës duket se nuk ka ndonje surprizë duke hedhur në fushë ato futbollistë që kanë luajtur edhe në ndeshjet miqësore.

Tranjer: David Hali
Linfield(4-3-3):Xhons,Finlaison,Shields,Hall,Klark,Skot,Mc Klean,Kuper,Milar,Fitzpatrik,Mc Ki

Tranjer: Migen Memelli
Vllaznia(3-4-3): Qarri, Çesmedjev, Stojanoviç, Juriç, Dragoshi, Alivoda, Boshnjaku, Hakaj, Mala, Balaj, Çoba

Arbiter kryesor: Ivo Torres(Luksemburg)
Asistent 1: Joakim Da Silva(Luksemburg)
Asistent 2: Tom Hansen(Luksemburg)
Arbiter i 4: Antonio Ferreira(Luksemburg) Delegat:Fernand Mise(Belgjike)
Vezhgues:Jorgos Bikas(Greqi)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img