Vllaznia-Partizani, takim që do të nis pas pak, dhe konkretisht në orën 16:45 në stadiumin “Loro Boriçi” mes Vllaznisë pritëse dhe Partizanit mysafir, konsiderohet sfida më e nxehtë e javës së 30-të të kategorisë Abissnet Superiore.
Ndeshje kjo që vlen direkt pëvendin e katërt të tabelës së kalsifikimit, pozicion i cili është i mundshëm për të shkuar në Kupat e Europës përmes kampionatit.
Kuqeblutë janë disi më të qetë, kur vetëm një javë më parë eleminuan në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë, po në këtë stadium Partizanin. Por, që për të garantur një pjesëmarrje në Europë i duhet patjetër edhe sot fitorja, pasi Partizani është aktualisht në vendin e katërt, me një pikë më shumë sesa Vllanzia.
Ndërkohë, për Partizanin, pas eleminimit nga Kupa e Shqipërisë, kampionati është e vetmja mundësi për të shkuar në Europë, ndaj edhe ai do të kërkojë patjetër fitoren tre pikëshe.
Pak minuta më parë, trajnerët respektivë, Elvis Plori i Vllaznisë dhe Dritan Mehmeti i Partizanit kanë zyrtarizuar formacionet përkatëse, së janë:
VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Krymi, Latifi, Jonuzi, Kruja, Bulatoviç, Hakaj, Hoxhaj, Aralica. Trajner: Elvis Plori
PARTIZANI: Hoxha, Belica, Marku, Matondo, Skuka, Stenio Jr., Mala, Murataj, Hadroj, Bitri, Rrapaj. Trajner: Dritan Mehmeti