Monday, November 25, 2024

Pas pak, ora 20:00, Vllaznia-Kukësi, trajnerët Memelli dhe Hallaçi dorëzojnë formacionet zyrtare. Kuqeblutë me ndryshime, Gruda dhe Dodev në fushë nga minuta e parë

Lexo

Vllaznia-Kukësi, është ndeshja e dytë e ditës së sotme për javën e parë të Abissnet Superiore. Pas sfidës së parë që nisi në orën 17:00, Egnatia-Skënderbeu e fituar nga korçarët me rezultatin 0 me 1, në 20:00 starton në stadiumin “Loro Boriçi” ndeshja, Vllaznia-Kukësi.

Kuqeblutë duhet të tregojnë një kujdes maksimal në këtë sfidë të parë duke mos patur asnjë nënvleftësim ndaj kundërshtarit modest që vjen në Shkodër me shumë probleme organizative. Pasi, një gjë të tillë e pësoi Egnatia potente e kupave të Europës, e cila u mund pak minuta më parë në shtëpi nga Skënderbeu debutues.

Sa i përket formacionit të Vllaznisë, duhet thënë se i detyruar nga mungesat e dy titullarëve, Hakaj dhe Krymi, teknikut Migen Memelli i është dashur të bëjë ndryshimi në formacion.

Edhe pse mungesat janë në mbrojtje dhe mesfushë, tekniku kuqeblu i ka zëvendësuar me dy sulmues, si Dodev dhe Gruda, çka tregon theksin sulmues të Vllaznisë në këtë ndeshje duke pasur objektiv vetëm fitoren.

VLLAZNIA: Qarri, Asani, Juriç, Stojanoviç, Smajli, Boshnjaku, Ceshmedjiev, Mala, Gruda, Dodev, Balaj. TRAJNER: Migen Memelli

KUKËSI: Tafas, Duka, Lamcce, Zhongo, Murati, Salami, Rivas, Fejzaj, Abdu, Sahitaj, La Torre. TRAJNER. Rraman Hallacci

ARBITËR: Kreshnik Cjapi

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img