Sfida eleminatore e Botërorit “Katar 2022” është gati. Pas pak, në orën 20:45 starton ndeshja San Marino-Shqipëri. Të dyja skuadrat kanë mbërritur në stadium dhe po përgatiten për të dalë në nxemjen e zakonshme përpara ndeshjes. Ndërkohë, dy trajnerët kundërshtarë Edi Reja i Shqipërisë dhe Franko Valeta kanë dorëzuar formacionet zyrtare. Trajneri Reja, ashtu siç pritej ka bërë disa ndryshime. Në sulm, Broja dhe Manaj do të kenë mbështetjen e Lenjanit. Në mesfushë rikthehen Memushaj e Ramadani, bashkë me Baren. Ajeti dhe Gjimshiti do të formojnë qendrën e mbrojtjes, mbështetur nga krahët nga Hysaj kapiten dhe Veseli. Në portë, ashtu siç ishte bërë e ditur më parë nga trajneri Reja, është Strakosha.