Thursday, April 25, 2024

Spanjë-Kosovë, sonte në Estadio Olímpico (Sevilla), ora 20:45, trajneri Bernard Challandes premton një Kosovë dinjitoze

Lexo

Përfaqësuesja e Kosovës, pas humbjes me Suedinë(0-3), bëhet gati për ndeshjen e dytë në këto kualifikuese të Kupës së Botës, Katar 2022, ku përballë do të ketë një emër të madh siç është Spanja. Sfida do të luhet të mërkurën, në Estadio Olímpico (Sevilla), ora 20:45.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, gjatë konferencës për shtyp ka theksuar: “Pas humbjes së pësuar në ndeshjen e parë, atë kundër Suedisë, nuk është e lehtë të vijmë këtu(në Spanjë) dhe të përgatitemi për këtë sfidë. Gjithsesi, është kënaqësi dhe nder që të luajmë kundër skuadrës më të mirë në botë. Jemi munduar të përgatitemi sa më mirë”.

“Drejtoj një skuadër të mirë, me lojtarë të motivuar. Jemi skuadër e re dhe duhet të përparojmë, duhet ti marrim ndeshjet një e nga një. Mendoj se kjo ndeshje është një mundësi për të treguar progresin tonë, se deri ku kemi arritur. Problemi aktual nuk është se çfarë duhet të ndryshojë ekipi, por çfarë na duhet për të përballuar një skuadër si Spanja”.

“Nuk dua të flas për çështje politike, detyra ime është trajner futbolli, duhet të mendoj për ndeshjen me Spanjën, për të përgatitur skuadrën time në mënyrën më të mirë të mundshme. Mua më pëlqen të luajë futboll, përfaqësueses së Kosovës i pëlqen të mbajë topin, por ndaj Spanjës nuk është aspak e lehtë. Loja ofensive është dëshira jonë, por duhet të mendojmë dhe të mbrohemi”.

“Nuk jemi të kënaqur me disa media spanjolle dhe kjo ndoshta na jep më shumë motivim. Por, motivimi më i madh i lojtarëve është që do të luajnë përballë lojtarëve shumë të popullarizuar, përballë një skuadre shumë të madhe. Është sfiduese të luash përballë skuadrës më të mirë në botë, në shtëpinë e tyre, kjo nuk do të jetë aspak e lehtë”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img