Saturday, July 27, 2024

Pas pak, Vllaznia-Teuta. Superiore, java e 23-të. Trajnerët Osmani dhe Martini, publikojnë formaionet zyrtare

Lexo

Pas ndeshjes së parë të javës së 23-të, atë Egnatia-Laçi, e cila u mbyll në barazim, 0 me 0, dy duelet e tjera të ditës së sotme, janë Vllaznia-Teuta dhe derbi, Dinamo-Partizani.

Sa i përket përballjes në stadiumin “Loro Boriçi”, të dyja skuadrat kanë delklaruar se futën në fushën e lojës për fitore. Kuqeblutë për të mbajtur ritmin e tetë ndeshjeve pozitive, 6 fitore dhe dy barazimet në fund duke kërkuar qëndrimin në mes katër skuadrave më të mira të Superiores.

Ndërkohë, Teuta, e cila është e parafundit në renditje kërkon patjetër pikë në Shkodër për t’iu larguar zonës së “ftohtë” të largimit nga kategoria.

Në pritje të orës 17:00, kur starton edhe kjo ndeshje, dy trajnerët kundërshtarë, Qatip Osmani i Vllaznisë dhe Edi Martini i Teutës kanë zyrtarizuar formacionet e para të skuadrave të tyre.

VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Stojanoviç, Juriç, Hakaj, Krymi, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Gruda, Balaj. Trajner: Qatip Osmani

TEUTA: Vata, Kruja, Gjini, Jazxhi, Kotobelli, Daja, Gjinollari, Arifi, Peposhi, Çyrbja, Daci. Trajner: Edi Martini

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img