Friday, May 17, 2024

Martini kërkon pikë në Shkodër. Vllaznia-Teuta, sot ora 17:00, në “Loro Boriçi”

Lexo

Vllaznia-Teuta, përballen pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” për llogari të javës së 23-të të kategorisë Abissnet Superiore. Informacionet nga kampin durrsak bëjnë të ditur se Teuta është gati për të dhënë më të mirën ndaj kuqebluve.

Lajmi më i mire për Teutën thuhet së është ana shëndetësore e ekipit, ku të gjithë futbollistët janë të gatshëm për trajnerin Edi Martini. Brenda 21-lojtarëve të grumbulluar do të dalë edhe formacioni i mundshëm anti-Vllaznia. Me dyshime për formacion është edhe Beqajn në pikëpyetje për transfertën e të shtunës në “Loro Boriçi”. Pjesa tjetër e skuadrës nuk pritet të ndryshojë nga ndeshja e fundit përballë Skënderbeut.

Për vetë pozitta në të cilat gjendet skuadra, Teuta dhe vetë trajneri Martini kërkojnë që të mos dalin pa pikë nga stadium “Loro Boriçi”

RENDITJA – Me rezultatet e fundit Teuta ka fituar goxha terren ku është ngritur në renditje. Për skuadrën bregdetare është asisti që nuk e shpërdoruan, pasi një javë më parë arritën të përfitonin nga ndalesa e rivalëve, duke fituar ndaj Skënderbuet. Dhe kjo e shtunë ndoshta i shërben dhe një barazim i rivalëve. Teutës i mungojnë pikët me rivalët direkt dhe në një kampionat me 4 faza, ku përballjet me secilin prej tyre janë të shpeshta, janë ato pikët vendimtare që vendosin në një “luftë” të ashpër për zonën e ftohtë të klasifikimit. Pretendente për të lënë vendin e 9-të, Teuta duhet ndoshta të gjejnë më shumë guxim në fushën e lojës në mënyrë që rezultatet t’u përgjigjen ambicieve. Në krahasim me rivalët që renditen më lart në tabelë, skuadra e drejtuar nga Edi Martini është ajo që numëron më pak fitore deri në këtë moment të kampionatit. Ndër to në përballjet direkte spikat në fund ajo ndaj Skënderbeut.

MESFUSHA – Mesfusha është sektori që po merr vëmendjen më të madhe. Të paktën kjo u kuptua edhe dje, ndërsa trajneri kërkonte më shumë qarkullim topi, vertikalizime dhe inkursione nga lojtarët anësorë. Martini pret me ngulm që skuadra të vijojë rezultatet e javëve të fundit, por pse jo të rikthehet edhe te fitoret radhazi. Skuadra stërvitjen e vazhdoi me lojë me top dhe me konkretizim para portës. Në seancën e djeshme stërvitore grupi ishte i plot dhe nuk pati asnjë mungesë. Gjendja e futbollistëve është mjaft stabël, ku ata po vijojnë me ritëm të lart stërvitjet. Gjithashtu, harmonia brenda ekipit dhe atmosfera është mjaft pozitive. Duhet të jetë dita e Teutës për t’u vijuar me rezultatet pozitive. Kundër Vllaznisë, vështirësia është e madhe, e sidomos kur dihet që përballë kanë një kundërshtar që garon për një vend në mes më të mirëve. Megjithatë, të besuarit e Edi Martinit besojnë se do t’ia dalin. Skuadra po punon intensivisht. Në takimin e së shtunës ekipi nuk do jetë plotë, duke mos i dhënë mundësinë Martinit të përzgjedhë formacionin më të mirë, por tri pikët janë objektivi i vetëm.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Partizani fiton gjysmëfinalen e “Final 4” me Skënderbeun dhe pret finalisten tjetër mes Vllaznisë dhe Egnatias

Partizani-Skënderbeu 1-0(Bintsuka 47’) Partizani:Qirko,Hadroj,Sota,Sembene,Atanaskoski,Murataj(Mehmeti 83),Maget,Rrapaj,Skuka(Mensah 59),Mba(Cara 72),Bintsuka(Preka 83) Trajner:Orges Shehi Skënderbeu:Alia,Gërço,Randi,Prençi,Vangjeli(Shaqe 56),Janaqi(Pecani 78),Rabiu(Djantu 56),Juri,Liço,Nikaj(Moses 78),Rashica Trajner:Ivan Gvozdenoviç Gjyqtarë:Enea Jorgji(Elbasan),Arbër Zalla,Rejdi...
- Advertisement -spot_img