Sunday, October 13, 2024

Pas Shtëpisë të Moshuarve, KF Vllaznia dërgon dhurata për festën e ndërrimit të viteve, edhe në Shtëpinë-Familje për të rinj 16-18 vjeç

Lexo

Në vijim të aktiviteteve të KF Vllaznia për t’i ardhur në ndihmë shtresave në nevojë, pas vizitës ditën e djeshme në Shtëpinë e të Moshuarve, në kuadrin e festës së ndërrimit të viteve, sot futbollistët kuqeblu i jane drejtuar Shtëpisë- Familje për të rinj 16-18 vjeç.

Ka qënë kapiteni Bekim Balaj, mbrojtësit Gerlb Smajli dhe Ditmir Beci, si dhe sulmuesi Ildi Gruda që bë takimin e përzemërt me pjesëtar të kësaj qëndre,  i dhuruar atyre një televizor, një dekoder dhe një play- station, duke kontribuar në këtë mënyrë sadopak për t’ua bërë edhe të bukur këtë fundviti atyre.

Futbollistët e Vllaznisë kanë kaluar disa çaste të këndshme me të rinjtë e kësaj Shtëpie duke biseduar për dëshirat dhe ëndrrat e tyre dhe duke i premtuar njëri- tjetrit se takime të tilla do të ketë edhe në të ardhmen, madje duke i ftuar edhe në ndeshjet e tyre në stadiumin “Loro Boriçi”.

(Video) Vizita e futbollistëve kuqeblu në Shtëpinë-Familje të moshës 16-18 vjeç duke i dhuruar atyre një televizor për festën e vitit të ri.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img