Sunday, September 8, 2024

Penalizime dhe dëmtime, Memelli, me ndryshime në formacion ndaj Skënderbeut

Lexo

Vllaznia luan të shtunën në orën 17:00 një transfertë delikate në Korçë kundër Skënderbeut. Të dyja skuadrat vijnë pas humbjeve dhe do të kërkojnë të rikthehen te fitorja. Kuqeblutë janë nën presionin e rezultatit, edhe për faktin se në këto tetë javë kanë grumbulluar vetëm 9 pikë.

Trajneri Migen Memelli ka shpresuar të ketë të gatshëm në Korçë lojtarët që kanë qenë të dëmtuar dhe munguan në ndeshjen me Tiranën. Mirëpo, konfirmohet se duke filluar nga portieri Qarri, mbrojtësit Xhelil Asani dhe Flori Spahija, si dhe sulmuesi Bruno Gomes, nuk janë riaftësuar ende plotësisht. Por, duke shtuar këtu edhe mungesat për shkak kartonësh të mbrojtësit të djathtë, Geralb Smajli, si dhe mesfushorit Ardit Krymi, problemet për ndërtimin e formacionit janë të mëdha.

Mendohej se portieri Qarri mund të ishte në këtë takim, por edhe pse ka disa ditë që ka nisur stërvitjen me ekipin, ai nuk mund të jetë në fushë të shtunën. I vetmi lajm i mirë nga infermieria vjen për mbrojtësin e majtë, Esin Hakaj. Duket se problemet fizike kanë kaluar për shkodranin, që dje është stërvitur normalisht dhe Memelli do ta hedhë në fushë që nga minuta e parë ndaj Skënderbeut.

Nisur nga ajo që është parë në seancat e fundit, në portë do të vijojë të jetë Jurgen Mehidri, i ardhur këtë sezon te Vllaznia nga Korabi. Sa i përket mbrojtjes, në krahun e djathtë është në balotazh për një vend Sala dhe Dragoshi, me të parin më të avantazhuar për të qenë titullar. Në qendër do të luajnë si zakonisht Juriç dhe Stojanoviç, ndërsa në të majtë Hakaj.

Në mesfushë me tre lojtarë konfirmohen Boshnjaku, Alivoda dhe Mala. Memelli ka vendosur që të bëjë ndryshime në të gjithë linjën e djathtë, pasi në sulm pritet që Çoba të ulet në stol dhe në vendin e tij të jetë Gruda, ndërsa në të majtë do ta nisë nga fillimi maqedonasi Dodev. Në majën e sulmit do të jetë Balaj, i cili ka shënuar gjashtë gola në tetë ndeshjet e deritanishme.

Admir URUÇI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img