Monday, May 20, 2024

Futboll Femra-Trajneri i kombëtares U17, Kreshnik Krepi, nis të dielën grumbullimin për kualifikueset e Europianit 2024. Në listën kuqezi, edhe Klaudia Borçi, Arlinda Kodra dhe Jehona Coka të Vllaznisë

Lexo

Kombëtarja shqiptare U-19 në futboll femra do të nisë të dielën grumbullimin në kuadër të ndeshjeve të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2024 për këtë grupmoshë. Shqipëria është shortuar në grupin B1, së bashku me Zvicrën, Qipron dhe Letoninë dhe të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në formën e një mini-turneu në Zvicër në datat 25-31 tetor.

Trajneri i ekipit kombëtar U-19 për vajza, Kreshnik Krepi ka grumbulluar 20 futbolliste për këto sfida të rëndësishme, ku Shqipëria do të tentojë të ngjitet në Ligën A e të synojë kualifikimin për në Kampionatin Europian 2024. Baza e lojtareve që kanë marrë ftesë nga tekniku kuqezi janë pjesë e kampionatit shqiptar, ndërsa tre prej tyre aktivizohen në kampionatet jashtë vendit, me ekipe si Austria Ëien në Austri, Leverkusen në Gjermani apo edhe Charlton Athletic në Angli.

Pjesë e listës së grumbullit kuqezi, janë edhe tre futbollistet e Vllaznisë, Klaudia Borçi, Arlinda Kodra dhe Jehona Coka.

Vajzat kuqezi nisin seancat përgatitore nga e diela në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’, ndërsa të martën skuadra do të udhëtojë drejt Zvicrës. Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë të mërkurën e 25 tetorit ndaj Lituanisë, ndërsa tre ditë më vonë do të përballet me Qipron. Takimi i fundit i ekipit të drejtuar nga Kreshnik Krepi do të jetë kundër vendasve të Zvicrës më 31 tetor.

Në rast se ekipi arrin të renditet në vendin e parë në grup, atëherë do të ngjitet direkt në Ligën A, duke tentuar kështu në raundin e dytë kualifikimin në Kampionatin Europian. Një shans tjetër u jepet edhe tre vendeve të dyta më të mira, të cilat mund të promovohen në Ligën A.

Më poshtë edhe lista e plotë e 20 lojtareve të grumbulluara nga Kreshnik Krepi dhe stafi i ekipit kombëtar U-19:

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img