Përballje shkodranësh në miqësoren, Skënderbeu-Flamurtari. Korçarët fitojnë 2-0

Skenderbeu-Flamurtari 2-0(Juri 15’, Rashica 28’)

Skenderbeu:Alia,Frasheri,Shaqe,Prençi,Markos,Gerxho,Liço,Rabiu,Juri,Rashica,Nikaj. Trajner:Ivan Gvozdenoviç

Flamurtari:Teqa,Hasa,Imami,Vitija,Pjeshka,Ramadani,Dalanaj,Ntepe,Vucaj,Mrdja,Zogaj. Trajner:Emiljano Çela

Gjyqtar:Ervin Kotomelo,Bariokels Hamzaj,Jetmir Potka(Korçe)

Nje perballje shkodranesh mund te konsiderohet miqesorja mes Skenderbeut dhe Flamurtarit. Ndonese ne radhet e vlonjateve ishin kater te tille, si Pjeshka, Ramadani, Vucaj dhe Zogaj, ka mjaftuar nje i tille si Ardit Nikaj te Skenderbeu qe korcaret te fitonin ndeshjen me rezultatin 2 me 0.

Jo vetem rezultati, por edhe loja e mire e formacionit korçar kane dhene sinjalet e duhura per sezonin e ri te Superiores. Autore te golave per Skenderbeun jane Juri ne minuten e 15-te dhe Rashica shifrat ne minuten e 28-te.  Skenderbeu ishte me kerkues gjate gjithe 90-minuteshit por arriti qe pas dy golave te mbrohej mire duke mos len hapesire afer zones se tyre. Ndersa ne krahun tjeter Flamurtari u mundua me disa tentativa te nje pas njeshme te shenoj te pakten nje gol por pa ja dal. Shtyrja e kampionatit bene qe te dy ekipet si Skenderbeu dhe Flamurtari te zgjasin pergatitjet dhe per te menduar ndonje miqesore tjeter por kjo ngelet per tu pare.

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu