Saturday, May 18, 2024

Miqësorja Partizani- Roma, RTSH transmetim maratonë të një sfide plot emocione

Lexo

Është padyshim evenimenti më madhor sportiv i gushtit, që rikthen një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror në arenën e një prej sukseseve të tij historikë. Zhoze Murinjo dhe Roma e tij rikthehen në kryeqytetin shqiptar më 12 gusht, pikërisht aty ku 15 muaj më parë ai shkroi historinë, duke u bërë i pari trajner që fiton të 3 trofetë madhorë të klubeve të kontinentit, por edhe i pari trajner që fiton një trofe evropian me 4 skuadra të ndryshme.

Dhe sikundër çdo eveniment madhor sportiv, edhe kjo miqësore luksi, që është më tepër se thjesht një ndeshje, do të vijë në një transmetim maratonë në ekranin publik si kurrë më parë, që nga momenti kur Roma të zbarkojë në kryeqytetin shqiptar e derisa të largohet prej tij.

Murinjo dhe skuadra e tij do të jenë në kryeqytetin shqiptar për afro 12 orë, duke nisur rreth orës 11:00 e deri në ora 23:00 dhe gjithçka do të vijë me hollësi në kanalet e ndryshme të Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, që padyshim do të kulmojë me transmetimin pa pagesë të ndeshjes që vë kampionen e Shqipërisë, Partizanin, me një prej skuadrave më historike të futbollit italian dhe atij botëror.

Me lidhje të drejtpërdrejta nga çdo stacion i vizitës së ekipit roman në kryeqytetin shqiptar, me intervista ekskluzive dhe me të gjithë spektaklin që do të shoqërojë këtë ndeshje, Radio-Televizioni Shqiptar do të jetë aty, për të përcjellë çdo emocion, si kurrë më parë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img