Saturday, August 23, 2025

Përgatitjet e dy skuadrave para sfidës Vllaznia-Erzeni

Lexo

Këtë të dielë në “Loro Boriçi”, trajneri i Vllaznisë Goce Sedloski do të debutojë në stolin shkodran ndaj Erzenit. Tekniku do të ketë në dispozicion grupin e plotë, i vetmi që pritet të mungojë është Geralb Smajli i cili ka munguar gjatë javës në seancat stërvitore pasi vuan një dëmtim në gju. Mesfushori Alivoda pritet të kthehet në formacion pas mungesës ndaj Bylisit. Gjithashtu të gatshëm janë edhe Juric, Gurishta dhe Hoxhaj që u stërvitën të diferencuar në stërvitjen e parë të teknikut Sedloski.

Nga ana tjetër shijakasit vijnë pas një humbje 3-1 ndaj Tiranës në Elbasan. Xhevahir Kapllani ka punuar fort gjatë javës që skuadra të kthehet te rezultatet pozitive. Kapiteni i ekipit Gëzim Krasniqi i cili luajti vetëm pak minuta me Tiranën pritet ta nis si titullar në “Loro Boriçi”. Gjithashtu edhe rikthimi i Florjan Kadriut pritet të jap shumë energji në kundërsulmet e Erzenit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img