Saturday, May 18, 2024

Kategoria e Parë/Apolonia mposht Burrelin ndërsa Lushnja mposhtet nga Luzi 2008

Lexo

Apolonia-Burreli 2-1 (Ndubuisi 79′, Gjata 90′ / Koleci 77′)

Luzi 2008-Lushnja 2-0 (Treni 7′, Gjinaj 49′)

Janë mbyllur ndeshjet e kategorisë të parë të vlefshme për javën e 22-të mes Apolonisë dhe Burrelit në Fier dhe Luzi ndaj Lushnjës. Në sfidën e luajtur në Fier, Apolonia ka pritur Burrelin dhe sfida është mbyllur me rezultatin 2-1.

Në Stadiumin e Luzit të Vogël, dy skuadrat kërkonin t’i largoheshin zonës së ftohtë të “play-out”-it dhe rënies nga Kategoria. Vendasit kanë kaluar shpejt në epërsi, teksa është Patrik Treni ka shënuar në minutën e 8-të. Loja më pas ka vijuar me Lushnjën që mundohet të reagojë dhe i është afruar golit, por skuadra e Luzit 2008 ka vijuar të jetë i rrezikshëm në inkursionet e saj drejt portës kundërshtare, duke e mbajtur kryesisht rrjedhën e ndeshjes nën kontroll. Me fillimin e pjesës së dytë, Gjinaj e finalizon bukur depërtimin e tij në zonë dhe shënon golin e dytë për skuadrën e tij. Luzi 2008 fitoj 2-0 ndaj Lushnjës dhe ngjitet në kuotën e 29 pikëve, 9 më tepër sesa myzeqarët.

Java e 22-të vijon të shtunën pasdite me duelet Flamurtari-Skënderbeu dhe Besëlidhja-Tomori, teksa Besa është pushim pas përjashtimit të Tërbunit të Pukës, dhe mbyllet të dielën me përballjet Turbina e Cërrikut-Dinamo dhe Korabi i Peshkopisë-Oriku.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img