Thursday, November 28, 2024

Pesë gola të shënuar, Dinamo fiton në ‘frymën e fundit’ ndaj Kukësit

Lexo

DINAMO-KUKËSI 3-2 (Vila 12’, Denison 13’, Hoxha 90’+6/Rivas 84’, Zhongo 86’)

Një sfidë plot emocione dhe  ritëm, vendos një gol në kohën shtesë.

Dinamo triumfon në frymën e fundit me rezultatin 3-2 ndaj Kukësit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Superiore.

Kryeqytetasit e nisën mirë ndeshjen, duke shënuar dy gola të shpejtë, me Lorenco Vilën dhe Denisson, në minutat 12′ dhe 13′ duke mbyllur kështu pjesën e parë e sfidës me avantazhin e djemve të teknikut, Dritan Mehmeti.

Në fundin e pjesës së dytë erdhi dhe përgjigja e djemve, të Stavri Nica, teksa fillimisht ishte peruani, Carlos Rivas, i cili dërgoi topin në rrjetë, në minutën e 84’-t, ndërsa vetëm 3 minuta më vonë, Vasilios Zogos godet bukur një top më kokë, për të barazuar gjithçka. Barazimi nuk zgjati shumë, pasi në sekondat e fundit të lojës, qendërmbrojtësi Rustem Hoxha dërgon topin me kokë në rrjetën e Tafas, për të siguruar kështu fitoren “dinamovite”.

Me këtë fitore, Dinamo ngjitet në vendin e gjashtë me 25 pikë, duke u shkëputur kështu me 3 pikë nga zona e ftohtë e rënies nga kategoria ndërsa Kukësi në vendin e parafundit me 19 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img