Saturday, July 27, 2024

Mehmeti: “Dua të falenderoj çunat pasi ishte meritë e tyre dhe besuan deri në fund. Kam besim maksimal te kjo skuadër”

Lexo

Dinamo ka mposhtur Kukësin me rezultatin 3-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të “Abissnet Superiore”. Trajneri i Dinamo City, Dritan Mehmeti, foli për MCN TV, pas ndeshjes.

“Për të qenë i sinqertë dua të falenderoj çunat pasi ishte meritë e tyre dhe besuan deri në fund. Vinim nga një situatë e vështirë pas dy humbjesh dhe sidomos ajo me Tiranën ka lënë njollë në psikologjinë tonë. Në pjesën e dytë Kukësi na vuri në vështirësi me topat e gjatë. Goli i parë i Kukësit ishte eurogol, por më vjen keq për të dytin. Pozicioni në tabelë dhe nevoja për pikët i bën lojtarët nervoz.

Presidenti Bardhi u largua pas 2-0? Ai e ndjen shumë ndeshjen, nuk kam komunikuar me të. Në të tilla situata ashtu e ka ndjerë. Nuk është hera e parë që është kthyer Dinamo. Po të ndodhte dhe sot do të ishte shumë e vështirë. Unë do falenderoj çunat e mi, jo Tafasin.

Dinamo e shëmtuar? Është këndvështrimi yt. Nuk mund ta hedhim poshtë djersën e lojtarëve. Ky është futbolli, ka dhe fat.

Me ardhjen e Qefaliaj, prisni ndonjë afrim tjetër nga merkato? Dihen vlerat e Qefaliaj, por ai ka ardhur pas një dëmtimi të gjatë. Shpresoj që ai ta kalojë me sukses. Përsa i përket merkatos jemi në ditët e fundit dhe po mundohemi të bëjmë maksimumin.

Sulmi i Dinamos? Mbas rezultatit 2-0 mendon se faktor negative ishte pasimi i fundit? Jo vetëm pasi i fundit, por duhet të shkonim bllok si skuadër. Kam vështirësi, pasi kur janë 2-0 psikologjia e skuadrës bie poshtë.

Përsa i përket besimit, deri në momentin që do jem këtu, kam besim maksimal te kjo skuadër. Përsa i përket aspektit fizik, ndikon më shumë në atë psikologjik. Ky është problemi, por nuk është çështje fizike. Pasi mendoj se janë goxha mirë.

Presidenti Bardhi beson se Dinamo e kap “Final Four”? Duhet të rrimë me këmbë në tokë pasi është kampionat i çuditshëm. Për presidentin nuk e di. Të mos mendojmë kaq gjatë. Besimi vjen me rezultatet dhe ne i kemi patur mundësitë. Te futbollistët ka lënë shenjë shumë ndeshja me Tiranën. Kjo ka ndikuar. Ne kemi besimin, por do ta marrim si ndeshje të radhës me Erzenin dhe nëse fitojmë do besojmë më tepër.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img