Tuesday, April 30, 2024

Peshëngritësi shqiptar, Daniel Godelli, fiton betejën ligjore ndaj akuzave për doping

Lexo

Peshëngritësi i njohur shqiptar Daniel Godelli, ka rifituar të martën pafajësinë, teksa ishte deklaruar vitin e shkuar se kishte rezultuar pozitiv për përdorim substancash të ndaluara. Në fakt, në ditët e para të korrikut të vitit të shkuar, ishte vetë shtangisti që kishte bërë të ditur se kishte rezultuar pozitiv për doping, për një substancë që, sipas tij, nuk ka lidhje me sportin që ai ushtron dhe, për këtë arsye do të kërkonte analizimin e testit B, ku besonte se do të faktonte dhe do të paraqiste çdo provë që zotëronte për të provuar pafajësinë e tij.

Ka qenë vetë 32-vjeçari që nëpërmjet rrjetit social “Facebook” ka deklaruar që ka marrë një e-mail, të cilin po e priste që në shtator të 2023-shit, nga ITA (International Testing Agency).

“Përshëndetje miq, shokë, kolegë, gazetarë, dashamirës të sportit dhe ju dashakeqës (pa ju nuk bëhen këto punë).
Uroj që kjo ditë të ketë nisur mbarë për ju, sikurse nisi për mua.
Pikë së pari dua t’ju falenderoj ju gazetarë informues të publikut dhe ndikues në opinionin e tyre, për durimin që treguat në lidhje me çështjen time, dhe si rrallë herë nuk e zmadhuat e t’a bënit një “boom” mediatik por pritët bashkë me mua për rezultatet zyrtare të përgjigjes së testit B dhe analizës së suplementeve.
Ju faleminderit për pjekurinë që treguat!
Sot në mëngjes mora një email që po e prisja që në Shtator 2023, nga ITA (International Testing Agency).
Sikurse ju bëra me dije në atë status rreth një vit më parë ku unë akuzohesha për përdorimin e një substance të ndaluar, unë do të ndiqja të gjitha proçedurat e nevojshme për të faktuar që ajo substancë e ndaluar që u gjend në analizat e mia anti-doping nuk më përkiste mua kurrësesi.
Emaili- i sotëm faktoi pikërisht këtë gjë, që substanca e gjetur në trupin tim “Ostarinë” ishte një substancë e ardhur aty nga një suplement ushqimorë i cili rezultoi nga analizat në laboratorët e Agjencisë Anti-Doping, si suplemente i kontaminuar.
Që do të thotë, suplementi ushqimorë që unë kisha përdorur, në listën e përbërësve të tij tregonte vetëm vitaminat/aminoacidet/suplementet ushqimore të lejueshme për të ndihmuar trupin të rigjenerohet dhe përballoj ngarkesën stërvitore, gjë për të cilën unë e kisha blerë dhe po e përdorja duke e kontrolluar mijëra herë, qoftë etiketën e tij (sikurse bën çdo sportist i nivelit të lartë me çdo produkt, madje edhe me një aspirinën) qoftë edhe online duke kërkuar mos kishte ndonjë shkrim apo koment negativ në lidhje me të.
Në email-in e sotën vërtetohet nga shkencëtarë të Agjencisë Botërore Anti-Doping se, suplementi numër 3 është i kontaminuar (dmthn përmban diçka tjetër në përbërjen e tij e cila nuk është e deklaruar publikisht dhe ajo ishte pikërisht produkti i ndaluar ostarinë në masën 3.5 ng për kapsulë. Gjë të cliën unë nuk kisha nga t’a dija pasi fatkeqësisht nuk zotëroj një laborator milona dollarësh sikurse Wada.
Edhe një herë faleminderit për kohën tuaj.
Fatkeqësisht për shkak të konfidencialiteti nuk mund ta ndaj me ju fotografinë e Email-it por kushdo është i mirëpritur ta lexojë atë në praninë time.
Ditë të mbarë”🇦🇱
- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img