Wednesday, September 10, 2025

Pikantet e ndeshjes, Shqipëri-Letoni

Lexo

Atmosfera para ndeshjes Shqipëri-Letoni në stadiumin “Air Albania” ishte e veçantë, me tifozë të etur për futboll dhe vizitorë nga Letonia që nuk kursyen entuziazmin. Panorama Sport, sjell momentet më pikante të kësaj sfide, para dhe gjatë ndeshjes.

  • Pavarësisht se biletat në dispozicion ishin shitur të gjitha, jashtë stadiumit ishte një atmosferë e vakët, kjo edhe për shkak të mungesës së ultrasve.
  • Rreth 30 minuta para fillimit të takimit, në stadium mbërrin Drejtori Sportiv i Milanit dhe legjenda e Kombëtares, Igli Tare, i shoqëruar nga djali i tij, Etiene Tare.
  • Pak minuta para fillimit të takimit, ka një incident në tribunën VIP. Një nga tifozët e Letonisë tenton të hapë flamurin ukrainas, megjithatë Securite nuk e lejon duke ia larguar.
  • Në tribunë ngjiten Myrto Uzuni dhe Maldini Kacurri, të cilët e kanë të vështirë të gjejnë vendet e tyre, megjithatë stafi i FSHF-së kujdeset për ta dhe i gjen vendin e tyre.
  • Në tribunën VIP ka një tifoz me flamurin e UÇK-së, megjithatë policia dhe siguria private e detyrojnë ta heqë. Pak minuta më vonë, Policia e Shtetit e detyron ta dorëzojë flamurin, duke pasur frikën se mund ta hapë sërish.
  • Të gjitha biletat e ndeshjes janë shitur, teksa stadiumi ishte i hapur me një kapacitet të reduktuar. 20% më pak tifozë kishte për shkak të dënimit të dhënë nga UEFA pas ndeshjes Shqipëri-Serbi.
  • Në fundin e pjesës së parë, spikeri i stadiumit njofton rezultatin e ndeshjes Serbi-Angli që ishte 0-2, teksa në shkallët e stadiumit ka entuziazëm.
  • Në tribunën qendrore janë ulur tifozë të Letonisë, të cilët pavarësisht rezultatit, këndonin në mënyrë të vazhdueshme.
- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img