Monday, October 14, 2024

Pikantet e prag kampionatit të 84-t të Abissnet Superiore

Lexo

* Në 83 kampionatet e deritanishme të Kategorisë Superiore, numri total i ndeshjeve është 12.551. Më shumë ndeshje i përkasin periudhës 1989-1990 deri më 1998-1999, ku janë luajtur 2219 takime.

* Totali i golave të shënuar në të gjitha kampionatet është 31.813. Periudha me më shumë gola, konkretisht 5876, është po në dekadën 1989-1990 deri më 1998-1999.

* Mesatarja totale e golave të shënuar për të 83 kampionatet e marra së bashku është 2.53 gola për ndeshje.

* Formula e kampionateve dhe pjesëmarrja e skuadrave ka pasur ndryshime të vazhdueshme. Më konkretisht, 26 kampionate janë luajtur me formulën me 14 ekipe. 20 me 12 ekipe, 15 me 10 ekipe, 5 kampionate me 16 ekipe, katër me 8 ekipe, nga 3 kampionate me 7, 9 dhe 18 ekipe, dy kampionate me 5 ekipe dhe nga një herë me 6 dhe 20.

* Nga totali i 31.813 golave, 98 gola janë nga rezultatet në tavolinë, 324 përmes autogolave dhe 8 gola nga ndeshjet finale luajtur për titullin kampion.

* Në sezonin 1995-1996 nisi të praktikohej edhe në kampionatin shqiptar vlerësimi i fitoreve me tri pikë, sikurse në shtetet e tjera.

* Në sezonin 1989-1990, për herë të parë kampionati shqiptar pati përveç tri pikëve për fitore, edhe modelin e shtimit të një tjetër pike nëse kishte +3 gola diferencë rezultati, e po kështu edhe të humbjes me mbi 3 gola diferencë, me zbritjen e 1 pike në klasifikim për çdo skuadër, të cilën e “prekte” ky rregull.

* Nga 10 ekipet pjesëmarrëse të kampionatit të 84-t, ndahen në gjysmë për gjysmë skuadrat që kanë dalë kampione me ato që nuk kanë mundur në asnjë rast ta arrijnë një sukses të tillë. Konkretisht në këtë sezon të ri kemi si kampione vetëm këto pesë skuadra: Tirana 26 herë, Partizani (16), Vllaznia (9), Teuta (2) dhe Kukësi vetëm 1 titull. Ndërkohë, nuk kanë fituar asnjë titull në elitën e futbollit shqiptar klube si Laçi, Kastrioti, Egnatia, Bylisi dhe Erzeni.

* Spikat në startin e këtij sezoni të ri rikthimi i Erzenit të Shijakut pas një mungese prej afro dy dekadash (për herë të fundit në elitë ka qenë në sezonin 2002- 2003) dhe Bylisit si kampion i sezonit të shkuar në Kategorinë e Parë.

* Për herë të parë skuadra rrogozhinase, Egnatia, luan për dy sezone radhazi në Kategorinë Superiore. Kujtojmë se kjo skuadër elitën e ka prekur për herë të parë në sezonin 2004- 2005.

* Të gjitha ekipet (45) që kanë qenë pjesë e elitës, kanë munguar të paktën një herë në Superiore, si pasojë e rënies nga kategoria. Këtë rekord e kishte Tirana më parë, derisa në vitin 2017 u rrëzua nga Superiorja dhe për herë të parë luajti një kategori më poshtë.

* Kampionati shqiptar më i gjatë i përket sezonit 1990-1991, ku çdo skuadër zhvillonte 39 ndeshje në total. Ishin prezente 14 ekipe, që kryen tri faza të plota takimesh me njëra-tjetrën.

* Ndër kampionatet me më pak ndeshje është i dyti në histori, në vitin 1931 (periudha e paraçlirimit). Çdo skuadër kreu vetëm 4 ndeshje (grupi A) dhe 6 (grupi B), ndërsa kampionia, Tirana, kurorëzohej e tillë me 5 ndeshje gjithsej (përfshirë finalen e fituar 3-0 ndaj Teutës).

* Janë 10 raste kur skuadrat kampione e kanë nisur dhe përfunduar një kampionat pa humbje. Kjo gjë ka ndodhur në periudhën 1930-1964, pa u përsëritur më. Partizani ka fituar 4 tituj pa pësuar asnjë humbje gjatë kampionatit, ndërsa Tirana 3, Dinamo 2 dhe Vllaznia 1 herë.

* Skënderbeu në sezonin 2015- 2016 është skuadra që ka regjistruar numrin më të madh të fitoreve në një kampionat elitar. Gjithsej 25 në 36 ndeshje të atij sezoni. Korçarët kapërcyen rekordin që e mbante Dinamo në vitin 1951 dhe Tirana në sezonin 2003-2004, të cilat kishin secila nga 24 fitore.

* Ka mbetur i pandryshuar deri sot fakti që një kampione (Dinamo e vitit 1951) titullin e ka fituar duke realizuar gola me tri shifra, pra, 108 të tillë, ndërsa i është afruar kësaj kuote Tirana në sezonin 2003-2004 me gjithsej 90 gola të shënuar.

* Skënderbeu, në 12 sezonet e fundit, me fitoren e shumë titujve, ka vendosur një rekord mbi kurorëzimin e tij si kampion 6 herë radhazi, nga sezoni 2010-2011 deri më 2015-2016. Dinamo vjen e dyta, pasi ka arritur të dalë katër herë radhazi kampione në vitet 1950, 1951, 1952 dhe 1953. Ndërsa e gjejmë të përsëritur (nga tre tituj rresht) këtë dukuri te Dinamo edhe një herë nga 1974-1975 deri më 1976-1977. Veç Dinamos është edhe dyshja tjetër e kryeqytetit, Tirana e Partizani, që njohin fitore nga tri herë rresht të titujve.

* Partizani ka regjistruar fitoren më të thellë të 83 kampionateve. Më 10 shkurt 1952, ka mundur Lushnjën në Tiranë me shifrat 16-0.

* Më shumë gola janë regjistruar në kampionatin e sezonit 1997-1998 (gjithsej 778), me mesataren 2.54 gola për ndeshje.

* Më pak gola janë regjistruar në kampionatin e dytë (viti 1931), gjithsej 58, kushtëzuar kjo edhe prej numrit të vogël të skuadrave pjesëmarrëse (7).

* Në sezonin 2004-2005 është një barazim i pazakontë në historinë e kampionateve, pikërisht 5-5 në ndeshjen Partizani-Laçi, luajtur më 21.05.2005. Rezultati më i përsëritur në historinë e kampionateve është 1-0 ose 0-1).

* Një rekord negativ ka vendosur Laçi në sezonin 2004-2005, duke pasur golavarazhin më të dobët nga skuadrat që kanë marrë pjesë në elitën e futbollit shqiptar: 13 gola të shënuar dhe plot 124 të pësuar. Diferenca negative -111 gola nuk është përsëritur kurrë.

* Këtë sezon do të kemi gjashtë ekipe që luajnë për herë të parë mes tyre në Kategorinë Superiore. Konkretisht përballjet: LaçiErzeni, Kukësi-Erzeni, KastriotiErzeni, Egnatia-Erzeni, EgnatiaBylisi dhe Bylisi-Erzeni.

Fatmir Efica

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img