Në “Loro Boriçi” u luajt një ndeshje e mbushur me emocione, tension dhe episode të shumta që e kaluan kufirin e një sfide të zakonshme futbolli. Dinamo dhe Vllaznia u përballën në një atmosferë të zjarrtë, ku gjithçka nisi me intensitet që në minutat e nxehjes dhe u shoqërua me prani të konsiderueshme tifozësh, thirrje nga shkallët dhe ndërhyrje të vazhdueshme në pankina. Takimi u karakterizua nga nervozizëm në fushë dhe jashtë saj, me vendime të diskutueshme, përplasje të vogla dhe momente të pazakonta që e mbajtën lojën vazhdimisht në kufijtë e tensionit. Në këtë klimë të nxehtë, u vendos edhe fati i sfidës, që në fund solli një kualifikim me peshë dhe zhgënjim për vendasit.
-Dinamo ka zbritur para Vllaznisë në fushë, kryeqytetasit kanë zhvilluar disa minuta me shumë nxehje para sfidës së kuqeblutë.
-Pavarësisht se priteshin më shumë tifozë, në stadium është një numër i konsiderueshëm të pranishmish. Ku janë rreth 3500 mbështetës në “Loro Boriçi”, teksa tribuna mike ka vetëm 4 tifozë.
-Kapiteni Balaj shkon për të qetësuar tifozët pa filluar ndeshja, pasi mbështetësit kuqeblu po fyenin në kor dyshen Bregu-Dita. Dhe kryesori Jorgji nuk e niste ndeshjen pa pushuar këto thirrje.
-Në një moment duhet ndërruar topi, kjo pasi sfera me të cilën po luhej loja ishte e shfryrë.
-I pasigurt Jukaj në një dalje, të cilin e inkurajon menjëherë trajneri Martini: “S’ka gjë, vazhdo lojën” janë fjalët e shkodranit.
-“Dita, pasoni te Dita” është një fjali që përsërit shpesh Ilir Daja te Dinamo. I cili kërkon që organizimi i lojës të nisë nga këmbët e kapitenit.
-Ngel i dëmtuar Jago, por mjekët e Vllaznisë japin OK që braziliani është mirë. Por, ai nuk rikthehet menjëherë në fushë, fakt që nervozon shumë Martinin. Që i “hakërrehet” stafit mjekësor.
-Në golin e pësuar nga Vllaznia, Martini kapet me Jagon, të cilit i kërkon llogari se pse nuk ishte prapa për të mbuluar në atë rast.
-Përfundon me kualifikimin e miqve në finalen e 13 majit, të cilët i japi një shtysë tjetër sezonit të tyre. Teksa te Vllaznia dalin me kokën ulur, duke humbur luftën për trofeun e kupës.
– Ndeshja nis me tension, ku tifozeria shkodrane e vendosur pas tribunës, hedh kapsolle para pankinës ku ishin trajneri dhe stafi.
– Mosmarrëveshje mes kryesorit dhe asistentit të dytë për nje goditje këndi. Asistenti pranë aksionit e jep korrne, ndërsa Jorgji bën me shenjë që ka fundore.
– Tifozët shkodranë irritohen me Renaldo Kalarin. Në çdo rast kur Kalari del të flasë me Dajën, tifozeria shkodrane proteston dhe i kërkon të ulet në stol.
– Në fillim të sfidës, në fushë zbret Luiz Ejlli së bashku me Alban Xhaferrin, duke takuar të gjithë futbollistët para se të dalin në fushë për sfidën.
– Dejvi Bregu nuk pritet në mënyrën më të mirë të mundshme në Shkodër, duke u vërshëllyer në çdo rast që ka topin.
– Daja goditet me shishe në këmbë, por nuk reagon teksa shkon te asistenti Rexha dhe kërkon diçka prej tij.
– Në minutën e 73-të, ka një kontakt në zonë dhe miqtë kërkojnë penallti madje nxjerrin topin në anësore. Jorgji komunikon me VAR dhe bën shenjë që s’ka asgjë.
– Jorgji detyrohet të ndërrojë shishen me shkumën që ben shenjën e faullit.
– Bregu që ishte lojtari më i protestuar në këtë sfidë, shënoi golin e parë duke qenë tek për tek me Jukajn të cilin e dribloi.
(Panorama Sport)


