Kategorinë e Parë java e 32-të premton spektakël. Betejë e fortë për mbijetesën

Lexo

- Reklamë -spot_img

Java e parafundit e kampionatit të “Kategorisë së Parë” do të zhvillohet e gjitha këtë të shtunë, me të gjitha ndeshjet e planifikuara për në orën 15:00. Kampionati ka hyrë në fazën më vendimtare, ku disa prej verdikteve kryesore tashmë janë përcaktuar.

Skënderbeu dhe Laçi kanë siguruar matematikisht ngjitjen në “Abissnet Superiore” për sezonin e ardhshëm, ndërsa Pogradeci ka prerë tashmë biletën për në fazën “play-off”.

Megjithatë, gara mbetet e hapur dhe mjaft e fortë për ekipet që synojnë mbijetesën në “Kategorinë e Parë”, duke e bërë këtë javë një nga më të rëndësishmet e sezonit.

Në programin e sfidave të kësaj jave, Laçi do të presë në shtëpi Kukësi, ndërsa një nga sfidat më të spikatura pritet të jetë përballja në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” mes Pogradecit dhe Skënderbeut.

Ndërkohë, Luftëtari do të udhëtojë për t’u përballur me Kastriotin, ndërsa Iliria do të presë Apoloninë në shtëpi.

Në ndeshjet e tjera të javës, Besa do të përballet me Korabin, ndërsa Burreli do të masë forcat me Lushnjen. 

Java 32

KF Laçi – Kukësi 25.04.2026, ora 15:00

Pogradeci – Skënderbeu 25.04.2026, ora 15:00

Kastrioti – AF Luftëtari 25.04.2026, ora 15:00

Burreli – Lushnja 25.04.2026, ora 15:00

Besa – Korabi 25.04.2026, ora 15:00

Iliria – Apolonia 25.04.2026, ora 15:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img