Sunday, May 19, 2024

Play Off-Vllaznia fiton gjysëmfinalen e parë në basketboll meshkuj. Mund Tiranën në kryeqytet 71-74, hapi i parë drejt finales

Lexo

Tirana Neptun-Vllaznia 71-74

(22-20, 14-19, 16-23, 19-12)

E mërkurë, 4 maj 2022, ora 18:00, Salla Sportive “Farie Hoti” Tiranë

Tirana: Vogli(23), Hysenagolli(21), Hysa(10), Hamati(10), Çoci(6), Hasani(1), Brari, Strazimiri, Sharra, Krëste. Trajner Erkand Karaj

Vllaznia: Tomer(21), Rakaj(5), Shestani(18), Butler(2), Coper(2)/ Dobbs(23), Memçaj(3), Gjeçaj, Kruja, Shabani. Trajner: Damian Bekteshi

Gjyqtarë: Ervin Koçi, Edison Gjoni, Ani Balliu-Komisionier: Skënder Haliti

Vllaznia në basketboll për meshkuj ka hedhur një hap përpara drejt finales së fazës Play Off, teksa ka mundur pasditen e sotme Tirana Neptun me rezultatin 71-74. Sfida e luajtur në sallën sportive “Farie Hoti” të KS Tirana është shoqëruar me shumë rivalitet, dhe me shumë emocione në të dy kampet respektive, të cilët në pragndeshje patën deklaruar objektivin e fitores.

Edhe pse Tirana ishte e avantazhuar, pasi luante në shtëpinë e saj, djemtë kuqeblu të drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi, ia kanë dalë të mposhtin bardheblutë brenda në shtëpinë e tyre.

Pas disa barazimeve, perioda e parë mbyllet me fitoren e Tiranës me rezultatin 22-20. Vllaznia kundrapërgjigjet në periodën e dytë duke e fituar atë me shifrat 14-19, diferencë kjo që i çon kuqeblutë në dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve me avantazhin e Vllaznisë 36-39.

Vllaznia e Bekteshit rikthehet në fushën e lojës duke vijuar aty ku e la në mbyllje të periodës së dytë. 16 me 23 në favor të kuqebluve janë shifrat e kësaj periode për Vllazninë, e cila pas tre periodash është në avantazh me 10 pikë diference, 52-62.

Tiranasit e drejtuar nga trajneri Erkand Karaj bëjnë të gjitha përpjekjet për të mos e dorëzuar me humbje këtë finale të parë, por edhe pse arrijnë ta fitojnë periodën e katërt 19-12 nuk arrijnë të frenojnë fitoren e merituar të Vllaznisë me rezultatin 71-74. Fitore kjo që do të thotë jë hap më përpara drejt kualifikimit në finale.

Sipas kalendarit të FSHB-së, ndeshja e dytë gjysëmfinale e fazës Play Off mes këtyre dy skuadrave do të luhet pasditen e kësaj të shtunë në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” duke filluar nga ora 18:00. Ku, nëse Vllaznia del fituese edhe në Shkodër, atëherë ajo shkon në finale për tu ndeshur me fituesin e çiftit tjetër gjysëmfinalist. Teuta-Kamza, takimi i parë i të cilëve i luajtur po sot në Durrës, ka përfunduar me fitoren e Teutës me rezultatin, 98-78.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img