Një finale e vërtetë mbijetese do të luhet sot në “Arena Egnatia” aty ku Kukësi dhe Butrinti do të përplasen për një vend në Kategorinë e Parë për sezonin 2026-2027.
Sfida e fazës “play-out” pritet të jetë një duel me shumë tension emocione dhe presion,pasi vetëm njëra skuadër do të vazhdoi të luaj në mes më të mirave të futbollit shqiptar.
Kukësi një emër i madh i futbollit shqiptar dhe ish-kampion i vendit kërkon të shmang rënien e mëtejshme pas një sezoni shumë të vështirë.
Verilindorët e drejtuar nga Bledi Kadiu e konsiderojnë këtë takim si finalen e sezonit,ndërsa klubi ka bërë edhe thirrje për mbështetjen e tifozëve në Rrogozhinë.
Nga ana tjetër Butrinti vjen me besim dhe ambicie për të shkruar historinë.
Trajneri Artan Meçani ka deklaruar se skuadra e tij nuk do të hyjë në fushë për formalitet,por për të luftuar deri në fund për ngjitjen në Kategorinë e Parë.
Sarandiotët besojnë se kanë forcën dhe karakterin për të surprizuar Kukësin në këtë duel vendimtar.
Takimi Kukësi-Butrinti do të zhvillohet sot në orën 15:00 në stadiumin “Arena Egnatia” me fituesin që do të sigurojë pjesëmarjen në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm.
Fatos LAMAJ


