Abisnet Superiore zbret në fushë për aktin e fundit të “Final-Four” aty ku do të përcaktohet skuadra kampione e Shqipërisë për sezonin 2025-2026.
Dy sfidat vendimtare Vllaznia-Elbasani dhe Egnatia-Dinamo do të luhen paralelisht në orën 19:00 me emocionet që pritet të jenë në maksimum deri në vërshëllimën finale.
Në stadiumin “Air Albania” Vllaznia dhe Elbasani do të përballen në një duel direkt që mund të vlejë titullin kampion.
Shkodranët e drejtuar nga Edi Martini synojnë triumfin për të mbajtur gjallë ëndrrën e titullit ndërsa presin edhe një hap fals të Egnatias në ndeshjen tjetër.
Nga ana tjetër Elbasani kërkon të vazhdojë sezonin historik dhe të realizojë një sukses të jashtëzakonshëm me shpalljen kampion për herë të parë në histori.
Atmosfera pritet të jetë elektrizuese me tifozët e të dy skuadrave që pritet të krijojnë një mbrëmje të zjarrtë në kryeqytet.
Ndërkohë në “Elbasan Arena” Egnatia do të përballet me Dinamon në një tjetër sfidë vendimtare për fatin e kampionatit.
Rrogozhinasit e Nevil Dedes kan ende gjithçka në dorën e tyre dhe me një rezultat pozitiv mund të ruajnë fronin e kampionit.
Dinamo edhe pse pa objektivin e titullit,synon ta mbyll sezonin me krenari dhe të luaj rol vendimtar në garën për kreun.
Formula “Final-Four” ka prodhuar një fund sezoni spektakolar me rivalitet tension dhe emocione të forta deri në sekondat e fundit.
Çdo gol mund të ndryshoj historinë e kampionatit duke e kthyer 31 majin në një mbrëmje që premton dramë sportive dhe spektakël të vërtetë futbolli.
Fatos LAMAJ


